Pandemia: Fitime miliardëshe për koncernet e teknologjisë së informacionit - Business Magazine Albania

Pandemia: Fitime miliardëshe për koncernet e teknologjisë së informacionit

Amazon, Apple, Google dhe Facebook përfitojnë prej komportimit të përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë Corona. 38 miliardë Dollarë (32,5 miliardë Euro) kanë fituar të katër gjigandët e teknologjisë së informacionit në tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 përqind duke pasur një xhiro prej 82,3 miliardë Eurosh. “Ne shohim të kemi më shumë klientë se më parë, që blejnë në internet”, deklaroi shefi i Amazon Jeff Bezos. Facebook përfiton në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kalojnë tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës. Tek Googel po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët homeoffice dhe mësimit online Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterat Mac dhe iPads.

Ekonomia gjermane – Rikuperimi më 2023

Ekonomia gjermane nga ashpërsimi i krizës Corona, sipas vlerësimit të studiuesve të sipërmarrjes Prognos mund të pësojë humbje për disa vite. “Zhvillimet aktuale të pandemisë japin shkas për shqetësim, që pasojat akute dhe ato afatgjata do të jenë më të rënda nga sa parashikohej muajt e kaluar”, thuhet në një parashikim të krizës nga Sipërmarrja e Berlinit për Studime Ekonomike dhe Konsulencën. “Shuma e këtyre pasojave është sa tre deri në katër vjet rritje ekonomike”, konstaton kryeekonomisti i Prognos, Michael Böhmer. Sa më shpejt të arrihet ulja e kurbës së infeksioneve, aq më të vogla do të jenë pasojat për ekonominë.

Për vitin 2020 sipas këtij skenari humbja e produktit bruto në vend mund të jetë rreth 8,1 përqind. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të jetë rreth 2,5 përqind më pak nga sa shpresohej deri tani. Niveli i ekonomisë përpara krizës do të mund të arrihet sërish ndoshta në vitin 2023, vlerësojnë ekonomistët.

LEXO: Si pandemia i ktheu financat si një film shkencor dhe horror

‘’Kultura korrektivi i domosdoshëm për një demokraci”

Aktualisht në Gjermani ka rritje të numrit të të infektuarve, sipas Institut Robert Koch (RKI) të premten (30.10) për herë të parë brenda një ditë u regjistruan mbi 18.000 infeksione të reja. Në përpjekje për të kufizuar numrin e infeksioneve dhe rrezikun e përhapjes së virusit në Gjermnai janë marrë masa kufizuese. Duke nisur nga e hëna (2.11) jeta publike do të ketë mjaft kufizime.

Pezullimi i aktiviteteve në fushën e kulturës është gjithashtu një masë, që e godet rëndë këtë sektor. Ministrja e shtetit për Kulturën Monika Grütters druan pasoja të rënda për sektorin e artit dhe kulturës: „Sado që kam mirëkuptim për rregullat e reja që janë të domosdoshme: Për kulturën mbyllja është një katastrofë e vërtetë”, tha politikania kristiandemokrate. Kultura nuk është një delikatesë për elita, por ajo është buka për të gjithë”, theksoi ministrja duke shtuar, se „Kultura është korrektivi i domosdoshëm për një demokraci të jetuar. Pikërisht kjo është ajo që e bën kulturën relevante për sistemin.”

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0