Si pandemia i ktheu financat si një film shkencor dhe horror - Business Magazine Albania

Si pandemia i ktheu financat si një film shkencor dhe horror

Si pandemia i ktheu financat si një filëm shkencor dhe horror

Kur kartat e kreditit dhe kreditë studentore shtyhen, është njësoj sikur të jeni i ngrirë në kohë. Por, ekziston edhe një përpindësh që fshihet pas…
Për fat të mirë, ekzistojnë mjete të fuqishme për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm financiar, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat: falja dhe shtyrja.

 Çfarë nënkuptojnë këto dy terma?

Përpara së të paraqesim ndryshimet midis këtyre dy termave, le të flasim për ngjashmërinë e tyre të madhe. Të dyja bëjnë të mundur ndalimin e përkohshëm të borxheve që janë detyrim. Pvarësisht nëse është hipoteka, kreditë studentore, kartat e kreditit, falja dhe shtyrja do të thotë që përjashtoheni nga pagesa për shkak të një situate ekstreme.

Këto terma ekzistonin përpara COVID-19, por padyshim, është situata më ekstreme e jetës sonë. Dhe jo vetëm qeveria federale ofron këto programe lehtësimi për borxhet, por edhe shumë huadhënës privat. Tingëllon shumë mirë! Çfarë mund të shkojë keq?

1.Problemi

Duhet të mendoni për faljen dhe shtyerjen e pagesës si kohën e mbajtjes. Ashtu si në filmat fanta-shkencë, ku koha ngrin dhe të gjithë ndalen në rrugën tuaj, kështu bëjnë dhe huadhënësit.

Si pandemia i ktheu financat si një filëm shkencor dhe horror

Koha ndalet.

Por si dhe në filmat fanta-shkencë nuk ndalet për të gjithë. Disa personazhe i shpëtojnë ngrirjes së kohës. Ata ecin nëpër peisazhin e ngrirë, vazhdojnë të bëjnë gjëra dhe lëvizin nëpër komplot.

E njëjta gjë ndodh kur jeni në falje ose shtyrje të pagesave. Ama në këtë rast, ajo që nuk vazhdon të lëviz nuk është komploti, por normat e interesit. Në shumicën e rasteve, është marrë një shtyrje për të paguar borxhin, por jo interesin që rritet në borxh.

Këtu është gjëja: për sa kohë që pagesat tuaja janë të ngrira, norma e interesit nuk është. Vazhdoni të vraponi, duke shtuar më shumë tarifa që do të duhet të paguani pasi të shkrijnë.

Lexo:Impakti i pandemisë COVID-19 dhe roli i mikrofinancës në financimin e 250 000 bizneseve

2.Shtyrja dhe falja e pagesave

Pyesni veten, a zbatohet kjo situatë e normës së interesit si për shtyrjen ashtu edhe për faljen e pagesave? Dhe, në çdo rast, cili është ndryshimi midis tyre?

Siç ka thënë në mënyrë elokuente Business Insider, “Këto dy mundësi lehtësimi janë shumë të ngjashme, dhe shumë njerëz i përdorin ato në vend të tyre – po, madje edhe profesionistë të huasë dhe financave”.

Shumicën e kohës ato punojnë njësoj, megjithatë, ato ndryshojnë.

Shtyrja zakonisht do të thotë që interesi të mos rritet ndërsa ju nuk jeni duke bërë pagesa. Falja e pagesave zakonisht do të thotë që interesi rritet.

Sidoqoftë, nuk mund t’u besoni atyre fjalëve, duhet të shikoni nga afër detajet e hollësishme të çdo marrëveshjeje që bëni me huadhënësit. Mund të zbuloni se jeni duke nënshkruar një kombinim të çuditshëm të këtyre dy termave. Për shembull, mund të ketë një ngrirje të normës së interesit për disa muaj, por nëse vazhdoni të ngrini pagesa, normat e interesit do të kthehen në fuqi.

3.Ekziston një problem i madh me të dy termat       

Le të themi tashmë jeni 30 ditë më vonë në pagimin e një borxhi kur filloi periudha e faljes ose e shtyrjes. Fatkeqësisht, huadhënësit nuk e harrojnë atë fakt. Kjo sjell që nuk do të tarifoheni për tarifat dhe gjobat e vonuara gjatë periudhës së shtyrjes ose faljes së pagesave, por kjo nuk do të ndryshojë rrethanat nga ditët e mëparshme.

Kjo është arsyeja pse është shqetësuese që këto programe lidhen dhe me pandeminë.

Lexo:Sfidat dhe Alternativat për Bizneset e Reja nga Covid-19

4.Vonimi i borxhit nuk e eliminon atë

Kjo duhet të jetë një mantra e përditshme për këdo që përdor shtyrjen ose faljen gjatë kësaj pandemie. Megjithëse mund të vononi pagesa pa u grumbulluar interes, prapë keni një problem të madh: ende keni para borxh.

Kthimi tek analogjia e trillimit shkencor, vetëm sepse hipoteka është e ngrirë në kohë nuk do të thotë se shtëpia është. Vetëm për shkak se kredia e makinës është shtyrë nuk do të thotë që konsumimi i automjetit është i ngrirë.

Si pandemia i ktheu financat si një filëm shkencor dhe horror

Kur duhet të filloni të paguani përsëri, mund t’ju duhet gjithashtu të riparoni diçka në shtëpi ose makinë. Prandaj mbani mend: Vetëm sepse disa borxhe mund të ngrihen, pjesa tjetër e jetës nuk është. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ai film fantastiko-shkencor mund të shndërrohet në një film horror, dhe shpenzimet do të kthehen në një përbindësh të tmerrshëm, nga i cili nuk do të mund të shpëtoni.

ENTERPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0