Panairi i 3-të i Turizmit Ndërkombëtar në ExpoCity - Business Magazine Albania

Panairi i 3-të i Turizmit Ndërkombëtar në ExpoCity


Panairi i Turizmit Ndërkombëtar Tirana 2019 mbahet gjatë fundjavës në Expocity Albania. Edicioni i 3-të, pritet të mbledhë 100 tur-operatorë ndërkombëtarë.

Ky panair vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, etj kanë mundësi të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme të kësaj industrie.  Destinacionet, Akomodimi (hotele/ vila/ resorte), Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia janë degët e shërbimeve kryesore.

Panairi është edhe një inkurajim për bashkëpunimin dhe promovimin e destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve B2B. Krahas mundësive të ekspozimit për rajonin, turizmi shqiptar, pritet të ketë më shumë mundësi promovimi dhe baza bashkëpunimi me operatorët e huaj të mbërritur në vend.

Përgjatë panairit do të zhvillohen edhe diskutime rreth çështjeve e potencialeve të turizmit. Operatorët turistikë në Ballkan prej vitesh po punojnë për të krijuar produkte të përbashkëta turistike, për të tërhequr vëmendjen e turistëve të largët. Takimet B2B janë risi në këtë panair.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0