Paketa e dytë financiare miratohet për 80 mijë punonjës - Business Magazine Albania

Paketa e dytë financiare miratohet për 80 mijë punonjës


Rreth 70 mijë punonjës kanë përfituar deri më tani nga paketa e dytë financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po përditëson të dhënat nga dita në ditë dhe deri më tani rezulton se janë miratuar pagesat prej 40 000 lekë për 80 mijë punonjës dhe janë shpërndarë për 70 mijë prej tyre.

Paketa e dytë ka përfshirë kryesisht bizneset e vogla, ka miratuar pothuajse automatikisht kërkesat e refuzuara në paketën e parë. Në tërësi, nga paketa e dytë është parashikuar të përfitojnë rreth 176 mijë të punësuar.

Nga tabelat, Drejtoria e Tatimeve tregon se janë në proces shqyrtimi edhe kërkesat për 11.5 mijë të punësuar.

Lexo: Paketa e dytë financiare. Ja si mund të ankoheni

Deri tani, shuma e paguar është rreth 2.9 miliardë lekë.

Pagesat janë ndarë në masat 1, 2, 3 dhe 4.

Për masën 1, të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas Urdhrit të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS. Te kjo kategori kanë përfituar rreth 2 mijë veta ose 2.5% e totalit.

Në masën 2 parashikohen të punësuarit në biznese që lejohen të ushtrojnë  aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit deri më 10 Prill. Edhe ata përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 lekësh.

Lexo: Shtyhen pagesat e Tatim Fitimit për bizneset e mëdha. Për bizneset e vogla anulohen

Disbursimet më të mëdha (53 mijë punonjës) janë bërë për masës 3, që u përket të punësuarve të biznesit të vogël. Kjo kategori parashikon ndihmën financiare për të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, të cilat lejohet të ushtrojnë aktivitetin sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.

Në masën 4 rezulton të kenë përfituar deri më tani vetëm 1 mijë punonjës. Kjo përfshin të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0