Oz Marketing, shërbime marketingu falas për bizneset e reja - Business Magazine Albania

Oz Marketing, shërbime marketingu falas për bizneset e reja

Shërbime Marketingu

Oz Marketing Albania, futet së shpejti në vitin e dytë që operon në tregun shqiptar.

Si agjenci marketingu e re në treg, e krijuar në fund të Majit 2020, pikërisht pas muajve të karantinimit, Oz, u krjua me misionin për të ndihmuar bizneset gjatë asaj periudhe kaotike. Ndihma konsistoi në ofrimin e zgjidhjeve më të mira dhe të përshtatshme për shërbime marketingu profesionale pa kosto të mëdha.

“Ndihemi shumë mirënjohës dhe të përulur për çdo bashkëpunim që kemi pasur dhe për secilin klient që është ende duke rrugëtuar me ne, ose jo.” – shprehet Jori Vila, themeluese e Oz Marketing.

“Kur krijova Oz në fund të majit të 2020-ës, e nisa pa pritshmëri të larta dhe me misionin për të ndihmuar bizneset që kishin nevojë për shërbime marketingu, të mund të merrnin shërbime profesionale në një kohë të vështirë dhe kaotike, pa kosto tepër të larta. E hapa me misionin për t’u qëndruar pranë në atë kohë të vështirë duke krijuar partneritet dhe duke u rritur së bashku. Ne ishim magjistarët e atij realiteti kaotik dhe jemi shumë të lumtur që klientët tanë që janë kryesisht partnerët tanë, na besuan.”

Duke kujtuar sa i vështirë ishte fillimi dhe se sa e mrekullueshme është dhënia e një dore ndihmë për bizneset e reja, Oz Marketing do të ofrojë për bizneset e sapo krijuara, shërbimet më poshtë pa asnjë pagesë:

  1. Plan marketingu 3-6 mujor
  • Plan për mediat sociale
  • Krijim i profilit të kujdesit ndaj klientit për mediat sociale
  • Postera (feed+story) për mediat sociale
  • Plan i përgjithshëm për hapat dhe kanalet që duhet të përdorin për lançimin e komunikimit të biznesit/produktit sipas buxhetit.
  1. Krijimi i profilit të kompanisë
  • Përshkrimi i kompanisë, historikut dhe shërbimeve
  1. Trajnim i stafit që do kujdeset në vazhdimësi për mediat sociale.

Kushtet që një biznes të aplikojë për të përfituar këtë shërbim:

  1. Duhet të jetë biznes i krijuar 3 mujorin e fundit
  2. Duhet të jetë një biznes me plan biznesi të qartë
  3. Minimalisht 2-3 vetë staf

Kontakti për të aplikuar:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0