OMA sjell një program marketingu digjital për të rinjtë - Business Magazine Albania

OMA sjell një program marketingu digjital për të rinjtë

OMA

Pamela Germani, prej 10 vitesh punon në “Fushën e Marketingut Online” dhe që nga viti 2016 operon në fushën e trajnimeve për Marketingun Digjital. Online Marketing Academy, OMA, siç e njohin studentët, është krijuar për t’u ardhur në ndihmë të rinjve, studentëve, individëve të interesuar rreth botës së Marketingut Digjital për të krijuar një profesion të ri, Sipas statistikave të 10 viteve të fundit në platformat ndërkombëtare freelance, është një nga profesionet më të kërkuara. OMA deri më tani ka formuar rreth 1700 freelancer në 13 shtete, të cilët operojnë online, punojnë nga kudo që ndodhen me biznese ndërkombëtare, ku ofrojnë shërbime të ndryshme të Marketingut Digjital.

Pamela thotë se, “marketingu digjital është një koncept i ri për bizneset shqiptare dhe ka nevojë të zhvillohet paraprakisht si koncept e më pas të aplikohet nga bizneset. Bizneset shpesh janë të paqarta se çfarë strategjie duhet të ndërmarrin për të arritur qëllimet e tyre të “Marketimit Digjital”. Shpesh herë mendojnë se strategjia e vetme që u nevojitet është një prezencë e mirë në rrjetet sociale, menaxhim i fushatave të reklamimit dhe asgjë më tepër. Ndërkohë që marketingu digjital është një proces më kompleks sesa kaq. Çdo biznesi i nevojitet të përgatisë një strategji të paktën 1 vjeçare se si do të operojë dhe cilat do të jenë rezultatet e pritshme.

Ku duhet të punojnë më shumë dhe ku duhet të fokusohen bizneset në marketing digjital?

Nuk ka një strategji magjike për bizneset, e cila funksionon për të gjithë. Çdo biznes është i ndryshëm. Ka target-grupe të ndryshme dhe krahas një strategjie marketingu digjital, nevojiten dhe shumë testime për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Bazat e marketingut digjital që mendoj se çdo biznes duhet t’i implementojë janë: Menaxhimi i Rrjeteve Sociale me publikime që ndajnë vlera, eksperienca, që komunikojnë me audiencën njëlloj sikur të bisedonim me ‘persona’ apo ‘individin’ që synon biznesi. Përzgjedhja e rrjeteve sociale në bazë të target grupit të synuar. Reklamimi me pagesë për të gjeneruar shitje, leads, etj.

Email marketing është një proces shumë i rëndësishëm për të mbajtur komunikime të përditësuara me audiencën. Integrimi i platformave të 3-ta për të dhënë suport të menjëhershëm në chat me përgjigje automatike. Krijimi i sistemeve affiliate (apo ndërmjetësimi online), etj. Patjetër që të gjitha strategjitë e ndjekura bazohen tek lloji i biznesit, target-grupi i tyre, synimi i tyre në afatshkurtër dhe afatgjatë.

Sa kulturë kanë shqiptarët që të bëjnë një marketing të mirë të biznesit në krahasim me bizneset në Ballkan?

Nuk mund të themi që ka marketing të mirë apo të keq për sa kohë flitet për të. Po përmend 2 kompani që më vijnë në mendje për momentin të cilat janë Shqiptare, por që operojnë dhe jashtë Shqipërisë. Kalemi Travel, i cili mendoj se kryeson me mënyrën se si e trajton biznesin online, mënyrën se si trajton çdo çështje në rrjetet sociale dhe si ndikon tek audienca duke mbajtur një komunikim konstruktiv me audiencën, gjithashtu duke ‘përdorur’ imazhin e drejtuesit të kompanisë si një komunikues të jashtëzakonshëm për çdo problematikë apo temë të caktuar në kompani. Publer, platformë e cila përvçcse më ndihmon dhe është një nga mjetet e mia të punës së përditshme mendoj se duhet ta përdorë çdo biznes për schedulimin e publikimeve në rrjetet sociale.

Një nga strategjitë që më pëlqen më shumë të cilën disa kompani kanë filluar ta përdorin është tejçimi i brandit nëpërmjet ‘muzikës’. Njerëzit preferojnë ta këndojnë një këngë apo të mbajnë mend një muzikë që i përcjell ndjesi. Muzika është një nga mënyrat më të mira për të ndikuar në subkoshiencë për t’u mbajtur mend nga audienca. Pavarësisht se ne ndryshojmë mjetet e transmetimit të informacionit, pra qofshin këto mjete të Marketingut Digjital apo të Marketingut tradicional në fund të ditës e rëndësishme është të ndikojmë tek audienca e synuar. Për të arritur këtë në mënyrë efektive duhet të kuptojmë metodat psikologjike se si të ndikojmë audiencën.

Mendoj se shqiptarët janë shumë fleksibël dhe integrohen shpejt me risitë. Para 1 muaji, isha në një konferencë në një Shtet Europian në të cilin u gjenda para bizneseve të cilat e kishin shumë të vështirë të integroheshin me marketingun Digjital pasi ishin mësuar me mënyrat e Marketingut Tradicional dhe e kishin të  vështirë të përshtateshin. Nuk kam bërë një studim në lidhje se si qëndrojnë bizneset shqiptare në krahasim me vendet e Ballkanit. Por nga eksperienca ime me shtetet si USA, Canada, Australia, New Zealand, United Kingdom të cilat janë dhe shtetet në potencialin më të madh të shitjeve, në raport me bizneset në Shqipëri shikoj që ka një mungesë të theksuar të informacionit dhe të mënyrës se si duhet të operojnë. Bizneset në këto shtete e dinë se çfarë duan, i kanë strategjitë pothuajse të qarta, e dinë se çfarë kërkojnë nga profesionisti, se si ta kontrollojnë procesin e punës, etj.

Mendoj se kemi shumë punë përpara, por nga ana tjetër jam optimiste për fleksibilitetin që bizneset shqiptare kanë në aspektin e aplikimit të teknikave të reja në çdo fushë. Dallimi tjetër që vërej është që biznesi në Shqipëri do rezultate të shpejta duke aplikuar teknika marketingu një mujore. Ndërkohë që konsistenca është thelbesore në çdo proces marketingu.

 Ju sapo keni hapur një trajnim për 40 të rinj, a mund të ndani më tepër detaje?

Trajnimi më i ri në të cilin do trajnohen 40 të rinj quhet DMS4Youth apo Digital Marketing Skills for Youth. Ky trajnim është i dedikuar për të rinjtë e grupmoshës 18-30 vjeç. Projekti është i mbështetur nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, i iniciuar nga Shoqata KS Factor në bashkëpunim me Online Marketing Academy. Thirrja për këtë program do të qëndrojë e hapur deri më datë 31 Gusht 2022.

Çfarë ofron konkretisht?

Trajnimi është një program i plotë, i cili mbulon Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, Reklamimin në Facebook & Instagram, Platformat freelance, të gjitha tools (mjetet) për të krijuar një agjenci marketingu virtuale. Pra, të rinjtë do të kenë mundësinë jo vetëm të mësojnë gjatë këtyre muajve, por edhe të praktikojnë njohuritë e tyre me biznese konkrete.

Si keni menduar të operoni?

Ndjekja e trajnimit do të fillojë më datë 5 Shtator 2022 deri me 18 Nëntor 2022 do të ndiqet 3 herë në javë pranë ambienteve të OMA, 100% fizikisht. Në fund të programit 3 projektet më të mira do të fitojnë edhe çmime duke u bazuar në një komision të specializuar të fushës.

Si e shihni tregun e trajnimeve në digital marketing në vend?

Shikoj shumë të rinj që duan të mësojnë çdo ditë e me shumë dhe më vjen mirë për këtë. Kërkesa për trajnime në këtë fushë është gjithmonë e më shumë në rritje duke e krahasuar me vitet 2016 e deri më tani mendoj se gjithmonë e më shumë të rinjtë shqiptarë po integrohen dhe po kuptojnë se profesionet e tilla janë shumë të rëndësishme për shkak të lehtësirave që i krijohen nga punësimi online. Mjafton vetëm një linjë interneti, një kompjuter apo laptop, aftësitë e profesionit të cilat mund të fillojnë të formohen nëpërmjet trajnimeve dhe mund të fillojnë të operojnë shumë shpejt me projektet e tyre të para. Sidomos pas pandemisë vërej një rritje të interesimit në këtë fushë, pandemia i bëri njerëzit sidomos në Shqipëri që të kuptojnë se mund të punohet edhe online, mund të krijosh nje profesion online, mund të punosh nga shtëpia pa qenë e nevojshme të paraqitesh fizikisht në ‘punë’, etj.

Sa të gatshëm janë të rinjtë?

Të rinjtë janë të etur për informacion dhe për këtë më vjen shumë mirë. Kjo kërkesë në rritje mund të vijë për shkak se janë profesione të reja, janë profesione të cilat siç e përmenda dhe më parë na krijojne një stil të ri jetese jo vetëm për të rinjtë, por për çdokënd që operon në këtë fushë.

Kjo është edhe arsyeja pse aktualisht OMA është pjesë e 2 projekteve shumë të rëndësishme siç është MAYA (Marketplace Youth Area) i cili është një aplikacion që do të lançohet në fund të Shtatorit 2022. Aplikacioni MAYA do t’ju ofrojë mundësi punësimi të rinjve të lidhen me Biznese Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku nëpërmjet tregut virtual mundësohet kërkesë/oferta për shërbime digjitale. Qëllimi i MAYA app është të ndryshojë mënyrën se si të rinjtë punojnë virtualisht në bashkëpunim me bizneset dhe profesionistët, të cilët ofrojnë nëpërmjet tregut virtual shërbime digjitale në kategori dhe nënkategori të ndryshme si: Graphic Design, Digital Marketing, Programming & Tech, Video & Animation, Audio & Music, Business, Data, Lifestyle, etj,. Ky Projekt realizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Me mbështetjen Financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në Bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Gjithashtu një projekt tjetër në të cilin OMA po bashkëpunon dhe ku kryefjala janë të rinjtë e qytetit të Korçës është programi “Virtual Marketing Agency” në bashkëpunim me “Korça Innovation Hub”. Thirrja për këtë program është e hapur dhe çdo i ri në Korçë mund të aplikojë lehtësisht tek Hub-i në Korcë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0