Fondi Rajonal i Sfidave, Ines Muçostepa:të kontribuojmë për të zhbërë hendekun në ekonomitë tona - Business Magazine Albania

Fondi Rajonal i Sfidave, Ines Muçostepa:të kontribuojmë për të zhbërë hendekun në ekonomitë tona

Në konferencën dy ditore, e cila po mbahet në Tiranë me fokus Fondin Rajonal të sfidave, znj.Ines Muçostepa theksoi rëndësinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për investime të përbashkëta për të adresuar sfidat në fushën e punësimit dhe ekonomisë së gjelbër.

Ajo shpreh besimin në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe në rritjen e bashkëpunimit për trajnime dhe zhvillim të kapaciteteve njerëzore. Fjala e saj thekson urgjencën për të vepruar bashkë për të adresuar sfidat dhe për të krijuar mekanizma financiarë të fuqishëm për të mbështetur këtë qëllim.

Zhvillimi i kapitalit njerëzor ka qenë një nga sfidat kryesore në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Vetëm duke investuar së bashku mund të kontribuojmë për të zhbërë hendekun në ekonomitë tona.

Katër vite më parë, së bashku me kolegët e mi, anëtarë të formimit të dhomave të investimeve, nënshkruam këtë projekt. 75 milionë euro për rritjen e kapacitetit njerëzor kanë shumë mirë për efektet ndër rajonale.

Sfidat për sigurimin e një shoqërie punëtore të kualifikuar janë të njëjta në të gjashtë ekonomitë dhe kjo ka ndikuar në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor drejt ekonomisë së gjelbër.

Tashmë kemi mekanizma të rëndësishëm për të thelluar tregun rajonal si një hap drejt tregut të përbashkët të BE.

Ne të gjithë jemi të bindur se nuk mund të ndërtojmë një treg të përbashkët nëse kapitali njerëzor lihet mënjanë. Duhet të kemi një fokus në nxitjen e një mjedisi miqësor për biznesin, kjo do të nxisë normën e rritjes së vendeve të punës dhe produktivitetin.

Sot, duhet të punojmë bashkë për të marrë rëndësinë e duhur dhe për të ndërthurur trajnimet me kërkesat për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Kjo konferencë mund të adresojë sfidat tona të përbashkëta dhe ky mekanizëm financiar do të jetë edhe më i fortë në vijim.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0