Çfarë presim nga Global Real eXtate Fair që do të mbahet në Tiranë - Business Magazine Albania

Çfarë presim nga Global Real eXtate Fair që do të mbahet në Tiranë

Përmes një interviste, zhvilluar me Reinaldo Pipiria, drejtues i NAREA, ju sjellim objektivat dhe risitë e Global Real eXtate Fair që do të mbahet në Tiranë me 12, 13 dhe 14 qershor. Ky është panairi i parë i këtij lloji në Shqipëri, duke iu dedikuar ekskluzivisht tregut të pasurive të paluajtshme.

Global Real eXtate Fair, një ngjarje unike në sektorin e pasurive të patundshme, pse ka zgjedhur pikërisht këtë periudhë për t’u organizuar? Cili është interesi, ndikimi mes aktorëve në treg?

Është zgjedhur strategjikisht pjesa e verës për shkak se është dy javëshi i parë i qershorit, edhe për shkak të ritmeve të vizitorëve të huaj, me sa kemi parë ndër vite.

Global Real eXtate Fair targeton patjetër edhe pjesën e klientëve shqiptarë, ndërsa është event global me vizitorë nga Amerika, Europa, dhe pak nga pjesa e Turqisë. Në Shqipëri, gjatë periudhës maj-tetor ka flukse turistësh dhe në të njëjtën kohë ka fluks blerjesh nga të huajt. Global Real eXtate Fair targeton edhe këtë kategori. Ky event do të ketë risi në projektet interesante për blerësit e huaj dhe sidomos projektet që janë në bregdetin shqiptar. Pra, periudha e qershorit ka qenë e vlerësuar si periudha me impaktin më të madh, përsa u përket mundësive të të bërit biznes ndërmjet aktorëve të huaj.

Cilat janë risitë në këtë sektor? A do këtë elementë të tillë që do të prezantohen në panair?

Po, do të ketë disa risi që kanë lidhje, qoftë me oferta për kategoritë e ndryshme të klientëve, por në të njëjtën kohë do ketë risi dhe ne aspektet PropTech. Do të ketë edhe sesione të veçanta, si mënyrat më të reja të prezantimit virtual të projekteve me teknologjitë më të fundit. Do të flasim për PropTech (Property Technology), pra për mundësitë e reja të të bërë biznes duke u mbështetur në zhvillimet më të fundit teknologjike, duke përfshirë edhe Blokchain-et, inteligjencën artificiale dhe çdo gjë që teknologjia ka sjellë për pasuritë e paluajtshme.

Si u bënë bashkë Klik Ekspo Klik dhe Narea? Na thoni diçka mbi ngasjet për ta realizuar si panair, veçanërisht profesional

Ka qënë një iniciativë e përbashkët e të dy aktorëve më të mëdhenj, përsa i përket sektorëve respektivisht. Kliku është patjetër me eksperiencën disa dhjetëra vjeçare në organizimin e panaireve dhe është lider në këtë sektor. Po në të njëjtën kohë dhe NAREA është organizata e vetme e biznesit në Real Estate, por edhe ndër organizimet më të mëdha të biznesit dhe ato profesionale me mbi 400 anëtarë dhe duke mbështetur pjesën kryesore të tregut Real Estate dhe të ushtrimit në mënyrë profesionale të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Duke u bërë bashkë, ne sjellim një produkt, i cili për 30 vite i mungonte tregut shqiptar.

Është hera e parë që ka një panair global të pronave, por edhe një panair, i cili targeton këtë industri pa u ngatërruar me industritë e tjera. Në përgjithësi, në historikun e të bërit panaire në Shqipëri, asnjëherë nuk ka pasur një produkt të tillë. Gjithmonë kanë qenë të miksuara me mobilerinë, me arkitekturën, me materialet e ndërtimit, por jo një Real eXtate Fair i mirëfilltë. Kështu që të dy aktorët panë nevojën dhe momentin e duhur për të sjellë këtë gjë në Shqipëri. Tregu i pasurive të paluajtshme, duke filluar që nga 2016 ka njohur një rritje konstante. Ky produkt ishte pikërisht ai, i cili do t’u japë mundësi platformave të zhvillimit, platformave të edukimit të klientëve, do t’u japi mundësi edhe ndërkombëtarizimit të tregut, akoma më tepër ndërkombëtarizimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në funksion të blerësve të huaj, të turizmit dhe në funksion të zhvillimit teknologjik.

Pse duhet të vijnë vizitorët ta ndjekin këtë panair?

Është hera e parë që po ofrohet një platformë e zhvillimeve si për prona rezidenciale për banesë të parë, por edhe për shtëpi të dyta dhe për projekte për investime. Janë të gjitha në një platformë. Patjetër që duhet të vijnë së bashku të gjitha kategoritë e blerësve, sepse do të ketë produkte me ofertë konkurruese që do t’i gjejnë vetëm gjatë këtyre tre ditëve 12, 13, 14 qershor. Oferta nga zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, nga agjencitë imobiliore, pers a i përket komisionit preferencial të ndërmjetësimit, produkteve ekskluzive, mundësive ekskluzive për të blerë shtëpi dhe për të investuar në pasuritë e tyre, por edhe prezantime të projekteve të reja dhe në të njëjtën kohë gjejnë

produktin nga kompanitë e ndërtimit dhe kompanitë e zhvillimit të projekteve kryesore në Shqipëri, të cilat do të zbulohen për herë të parë aty dhe do të kenë mundësi që të rezervohen, apo të blihen me çmime preferenciale. Pra, është pikërisht vendi i duhur për të hedhur hapin e radhës për të eksploruar, për të zbuluar mundësitë, por edhe për të zotëruar xhevahirin e radhës në pasuritë e paluajtshme, mundësitë që një familje e re të mund të ketë shtëpinë e parë, apo një familje e zgjeruar tashmë mund të investojë në shtëpinë e tyre të dytë, në shtëpinë e tyre të pushimit apo në investimin e tyre të jetës.

Çfarë do të gjejë publiku, blerësi potencial në panair?

Për publikun e gjerë ne do të kemi disa sesione, do të kemi një konferencë qendrore që zbulon Shqipërinë përpara investitorëve të huaj, por edhe atyre shqiptar si yllin në ngritje për sa u përket tregjeve rajonale të Real eXtate. Do të kemi sesione trajnimi për proceset e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, teknikave të shitjeve, por do të kemi edhe sesione diskutimi mbi mundësitë që ofron turizmi shqiptar, mbi dixhitalizimin e titujve të pronësisë, kadastrën, ndërveprimi me bashkitë kryesore në vend, zhvillimet dhe projektet që qeveria ka dhe bashkitë dhe pushteti lokal ka për zonat që ata administrojnë. Pra, do të jetë përtej një panairi të thjeshtë ku vizitorët do të gjejnë pak më tepër informacion, por edhe ndërveprim me institucionet kryesore të qeverisjes qendrore

dhe qyteteve dhe institucioneve kryesore të qeverisjes lokale kryesore, siç janë Durrësi, Vlora, Saranda, Himara. Pra, publiku i gjerë do të gjejë informacionet se çfarë është duke ndodhur dhe se si janë duke u zhvilluar infrastrukturat dhe mundësitë në këto qytete.

A do ketë ekskluzivisht prona, apartamente banimi me çmime të ulura, posaçërisht për panair?

Po, do të kemi tarifa shërbimi dhe komisione preferenciale për blerjen e pronave nga zyrat e Real Estate, komisione të ulura. Kemi disa detaje që do t’i lancojmë në ditët në vijim, sidomos për kategorinë e blerësve dhe patjetër do të kemi prona ekskluzive, prezantime të projekteve ekskluzive dhe do të kemi dhe dy evente shumë të rëndësishme për lançimin e dy projekteve, ku do të ketë mundësi blerje me çmime të ulura apo prenotime, apo e thënë ndryshe mundësi rezervimi në projekte shumë të mira, në Tiranë edhe në bregdet, me çmime preferenciale. Të gjitha këto janë vetëm për këto tre ditë 12, 13 dhe 14 qershor dhe vetëm në kuadër të Global Real eXtate Fair.

A prisni të vizitohet panairi nga blerës të huaj?

Po, tashmë kemi grupe të konfirmuara nga Amerika që janë vizitorë në këtë panair dhe blerës potencialë të huaj. Kemi grupe nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me të cilët jemi duke punuar dhe negociuar. Nga tregjet tradicionale, siç kanë qenë Ukraina, Polonia, Sllovakia, kemi vizitorë nga Turqia, nga Greqia dhe Brukseli. Gjithashtu, kemi vizitorë nga të dyja shoqatat ku NAREA është e afiliuar, siç është NAR-National Association of REALTORS®, USA por edhe CEPI (Konfederata Europiane e Profesionistëve të Real Estate) me selinë në Bruksel. Prandaj, dhe ky panair merr kuptim ne temën që ne themi Global Real eXtate Fair, sepse realisht është global dhe përfshin aktorë të sektorit nga e gjithë bota.

Investitorët e huaj të interesuar, nga cilat shtete janë më së shumti?

Siç e kam përmendur edhe me lart, realisht investitorët e huaj janë nga të gjitha shtetet. Presim jo vetëm Amerikë, pjesa e Chikagos, Kalifornias, Las Vegasit, por presim edhe nga Italia, Turqia, Greqia, Polonia dhe tregje të tjera, të cilat janë tradicionale për sektorin në Shqipëri.

A parashikohet të ketë surpriza nga ky panair?

Po, parashikohet të ketë surpriza, mënyrën se si do të prezantohen pronat, do të kemi dy-tre shfaqje inovatore, për sa i përket prezantimit të pronave, projektimit, kështu që patjetër ka plot surpriza dhe prandaj kushdo që dëshiron të me zhvillimet e fundit në Real eXtate duhet të vijnë dhe të na ndjekin, duke filluar që nga data 12 në mëngjes e deri në datën 14 në mbrëmje. Për tre ditë të plota do kemi shumë risi për tregun e pasurive të paluajtshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0