OKB jep 70 udhëzime për bizneset në Shqipëri për të arritur objektivat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm - Business Magazine Albania

OKB jep 70 udhëzime për bizneset në Shqipëri për të arritur objektivat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm

objektivat kryesore

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar 70 udhëzime për bizneset nëpërmjet të cilave do të mund të arrihen 17 objektivat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm.

Sipas zyrës së OKB në Shqipëri, disa nga këto sugjerime që të kenë sukses kërkojnë vetëm përkushtimin e stafit dhe përmirësim të menaxhimit, ndërsa disa të tjera kërkojnë gjithashtu edhe angazhim financiar.

Shëndeti dhe mirëqenia

  • Ofroni mundësi për ushqim të shëndetshëm në vendin e punës, kuti ushqimesh nga prodhuesit vendas.
  • Nëse ofroni drekën pa pagesë, kërkoni që të ofrohet nga bizneset vendase që nxisin qëndrueshmërinë dhe përdorin prodhime sezonale.
  • Sigurohuni se jeni duke ofruar mundësi për ushqim në vendin e punës që përputhet me të gjitha dietat.
  • Organizoni klasa gatimi për stafin, që të nxisni praktika më të shëndetshme të të ushqyerit dhe që përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme.
  • Sigurohuni që mirëqenia në punë të jetë një përparësi, regjistrohuni në një program asistence për punonjësit.
  • Ofroni regjistrim në palestër për stafin ose në klasa ushtrimesh fizike sipas zgjedhjes së tyre.
  • Krijoni grupe pune me natyrë sociale për të organizuar aktivitete për stafin, që mundësojnë krijimin e një bashkësie më të fortë në vendin e punës dhe që ndihmon në mbajtjen e stafit.
  • Ofroni financim të plotë ose të pjesshëm, në sigurimin shëndetësor ose dentar për stafin.
  • Prezantoni kurse për mirëqenien financiare për stafin dhe jepini punonjësve pension ESG1 dhe opsionet për investime.

Barazia dhe diversiteti

  • Angazhohuni për të promovuar në mënyrë të dukshme barazinë gjinore brenda vendit të punës.
  • Kërkoni përfaqësim gjinor në takimet dhe aktivitetet e biznesit.
  • Ofroni mbështetje për kujdesin e fëmijëve, për të mbështetur familjet në sektorin tuaj.
  • Angazhohuni për diversifikimin e fuqisë tuaj punëtore.
  • Përditësoni nismat e punësimit për të nxitur më shumë aplikime nga grupet me përfaqësim të ulët dhe minoritetet.

Lexoni: OKB paralajmëron: Globi drejt katastrofës, ngrohja globale kërcënon jetët e njerëzve

Konsumi i vetëdijshëm

  • Sigurohuni që ndërtesa juaj të ketë praktika efikase për konsumin e ujit.
  • Kaloni te furnizuesit e energjisë së gjelbër.
  • Kaloni në përdorimin e automjeteve elektrike (AE) nëse ofroni makina nga kompania.
  • Financoni pikat për ri ngarkimin e baterive të makinave elektrike në vendin e punës për të nxitur stafin të kalojë në AE.
  • Ndërmerrni një audit për konsumin e energjisë.
  • Kaloni në opsionet për ndriçim më efecient në ndërtesën tuaj.
  • Izoloni ndërtesën e zyrave tuaja.
  • Kryeni trajnim për menaxhimin e energjisë në bashkëpunim me autoritetet ose ekspertët përkatës.

Vende pune të përshtatura për nevojat e punonjësve

  • Rimendoni javën “40 orëshe” në vendin tuaj të punës.
  • Lejoni personelin të ndërmarrë studime të mëtejshme duke i ofruar orë fleksibël ose financim të plotë/të pjesshëm për kurset e trajnimit.
  • Paguani stafin me një pagë që mundëson jetesën.
  • Mundësojini stafit tuaj të punojë me orë fleksibile dhe/ose të punojë në distancë.
  • Mbështesni përdorimin e hapësirave të përbashkëta lokale të punës, duke i mundësuar stafit të punojë atje ose ndihmoni bizneset duke ndarë dijet me ta në qendër.
  • Ofroni trajnim punonjësve në mënyrë që ata të mësojnë teknologji dhe sisteme të reja. (4, 8) 37. Prezantoni javën e punës me 4 ditë.
  • Miratoni një model pune të bazuar në projekte për të mundësuar fleksibilitet në mënyrën se si punon stafi juaj.

Zbatoni inovacionin

  • Ofroni ekspertizën tuaj për startup-et/start-up inovative.
  • Ndërtoni dhe provoni modele dhe teknologji të reja biznesi brenda vendit tuaj të punës dhe raportoni për suksesin e tyre në mënyrë që të tjerët të ndjekin shembullin tuaj.
  • Financoni projekte brenda shkollave dhe komuniteteve tuaja lokale që ofrojnë edukim lidhur me OZHQ-në që po mbështetni – aftësi kompjuterike, biodiversitet, riciklim, barazi.
  • Zhvendosni funksionet e biznesit në rrjet me qëllim që të mund të aksesohet në mënyrë të sigurt dhe në distancë.
  • Bëni ndryshime në biznesin tuaj që përputhen me Strategjitë Kombëtare. Digjitale, nëse ka.

Bashkëpunimi me komunitetin

  • Bashkëpunoni me Dhomat e Tregtisë, shoqatat dhe autoritetet lokale për t’u përfshirë në projekte me fokus biznesin për t’u bërë më të qëndrueshëm në zonën tuaj.
  • Regjistrohuni në programet e policimit në komunitet, nëse ka, për t’i bërë qendrat e qyteteve më të sigurta për të punuar, jetuar dhe bërë biznes.
  • Mbështetni futjen/rritjen e shërbimeve të transportit publik dhe më shumë infrastrukturë ne dispozicion për çiklistët dhe këmbësorët në zonën tuaj.
  • Mbështetni nismat lokale për të “shfrytëzuar më mirë hapësirën” dhe për të përdorur vendet e mundshme të parkimit si hapësirë për të ngrënë në natyrë, në kafenetë dhe restorantet lokale.
  • Përdorni platformën tuaj për të mbështetur nismat e “Blerjes së produkteve vendase”.
  • Mbështesni dhe financoni festivale ushqimesh ose ofroni shërbimet tuaja për aktivitete lokale.
  • Merrni parasysh mundësinë për të zhvendosur e biznesit tuaj/zyrat dytësore jashtë qyteteve, për të mbështetur ekonomitë lokale dhe për të përmirësuar zhvillimin rajonal.
  • Nxisni punonjësit të përfshihen me komunitetet e tyre duke mbështetur punën vullnetare.
  • Prezantoni programet e stazhit dhe praktikës për të futur grupe të margjinalizuara në sektorin tuaj të biznesit.
  • Mentoroni në shkolla/institucione të arsimit profesional lidhur me rrugën drejt punësimit.
  • Ofroni praktika me pagesë për të siguruar që kjo mundësi të jetë e arritshme për të gjithë.

Mbrojtja e planetit

  • Nxisni riciklimin dhe pakësimin e mbeturinave në të gjithë biznesin.
  • Përfshihuni në ekonominë qarkulluese dhe gjeni mënyra novatore për të ripërdorur materialet e mbetjeve nga biznesi juaj.
  • Punoni me furnizues që përdorin ose kërkojuni që atyre të përdorin paketime të ripërdorshme ose të biodegradueshme.
  • Mos përdorni materiale plastike me një përdorim në vendin e punës.
  • Nëse përdorni kimikate ose substanca të dëmshme në vendin tuaj të punës, punoni me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit për gjetjen e zgjidhjeve për të ulur ndikimin negativ në mjedis.
  • Organizoni përdorimin e makinave në dispozicion në grupe në dispozicion për të ulur emetimet e karbonit nga stafi juaj.
  • Sigurohuni që stafi të ketë mundësi të bëhet pjesë e programit të Qeverisë/Bashkisë “shko me biçikletë në punë”.
  • Sigurohuni që ka vend parkimi të disponueshme pranë vendit të punës.
  • Kërkoni përdorimin e produkteve pastruese brenda vendit të punës që nuk dëmtojnë mjedisin.
  • Shfrytëzoni mundësitë e financimit të gjelbër për t’u angazhuar më tej në agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Shfrytëzoni hapësirat e lira të gjelbra për të rritur biodiversitetin, mbillni bimë miqësore ndaj bletëve ose krijoni një kopsht komunitar për stafin.
  • Ofrohuni punonjësve transport falas ose mbuloni shpenzimet e transportit të tyre duke nxitur më shumë përdorimin e transportit publik.

Udhëheqja dhe integriteti

  • Sigurohuni që të keni mbrojtje të fortë për sinjalizuesit brenda biznesit tuaj.
  • Zbatoni në mënyrën e duhur kodet e sjelljes kundër abuzimit ose shfrytëzimit në vendin e punës.
  • Përditësoni politikat tuaja për të përfshirë praktika më të qëndrueshme në të gjithë biznesin.
  • Përkrahni mbështetjen nga drejtuesit, për të mundësuar ndjekjen e një agjendë të qëndrueshme.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0