Nxitoni të rezervoni vendin tuaj! - Business Magazine Albania

Nxitoni të rezervoni vendin tuaj!

Në datën  21 Nëntor, në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” STV-13, Rruga e Elbasanit në Tiranë do të mbahet eventi “DEMO DAY”.

Është një nga eventet më të rëndësishme për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët kanë ofruar idetë e tyre të biznesit. Pas një pune të gjatë profesionale me ta erdhi momenti  për ti njohur dhe vlerësuar nga afër.

Një udhetim i cili ka zgjatur për katër muaj finalizohet në datën 21 Nëntor.
Duke filluar nga ora 17:30 deri ne orën 21:00, 10 finalistet do të vlerësohen për progresin e tyre duke qenë në vëmendje të partnerve dhe mbështetësve të Uplift Western Balkans, duke synuar ecurinë e tyre dhe mbështetjen nga investitiorët.
Demo Day është ngjarja më  e rëndësishme e programit ku çdo startup do të ketë mundësinë të takohet me investitoret.
Do të jetë një shfaqje cilësore për idetë e tyre të vendosura  në skenë dhe para një audience me biznese, familjarë miq e bashkëpunëtorë.

Uplift Demo Day

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0