Nxënës dhe studentë nga 11 Shkolla dhe Universitete kërkojnë suksesin në Albanian ICT Awards - Business Magazine Albania

Nxënës dhe studentë nga 11 Shkolla dhe Universitete kërkojnë suksesin në Albanian ICT Awards


Shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit por jo vetëm, është objektivi kryesor i kësaj ngjarje të përvitshme.

Pikërisht në kërkim të shfaqjes së këtyre arritjeve dhe shpërblimit të tyre, dhjetëra takime organizohen çdo vit deri në mbylljen e aplikimeve me studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të pasionuar në fushën e ICT-së.

Kjo traditë vijoi gjatë javës me takime në qytetet Tiranë, Prishtinë, Shkodër dhe Preshevë me profesionistë, studentë dhe entuziastë të teknologjisë së informacionit.

Në fokus Siguria Kibernetike dhe Ylli në Ngritje

Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte të udhëhequra nga një mentorship plot pasion nga dy themelueset për jCoders ICT Ylli në Ngritje ofron shansin e artë jo vetëm për fëmijët e këtyre moshave por edhe vetë institucionit duke afirmuar një sukses që shkëlqen prej dy vitesh.

Të Dielën në mbrëmje, Siguria Kibernetike ishte tema kryesore e shumë diskutimeve që morën jetë pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Tirana dhe Prishtina dy kryeqendrat e inovacionit shqipfolës

Nën shoqërimin e Koordinatorit të UBT-së Blerton Abazi, drejtuesit e garës ofruan mundësinë e artë për studentët e këtij institucioni, atë të aplikimit dhe pse jo të suksesit në një eveniment kaq të rëndësishëm sa është Albanian ICT Awards.

Me mbështetjen e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UPT dhe profesorit Igli Tafaj, ICT Awards prezantoi studentët me kriteret e garës, mundësitë dhe shpërblimet që ofron ajo.

Një garë mbarëkombëtare

Për herë të parë, përfaqësuesit e garës udhëtuan drejt Kosovës Lindore, në qytetin shqiptar të Preshevës ku u takuan me nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Presheva.”

Presheva befasoi me një kreativitet ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, një helikopter i ndërtuar përmes mjeteve rrethanore i cili besohet të jetë unik në llojin e tij. Universiteti Metropolitan dhe Universitetin Europian e shndërruan në një maratonë ditën e Enjte me plot tre të tilla brenda një dite.

Shkodra premton më shumë talent dhe iniciativë

E Premtja gjeti përfaqësuesit e garës në Universitetin Epoka në Tiranë dhe qytetin verior të Shkodrës, në Shkollën Austriake Peter Mahringer.

E specializuar në robotikë, nxënësit e shkollës Austriake gjatë takimit demonstruan disa projekte të zhvilluara dhe shprehën haptazi ambiciet për t’u bërë pjesë e garës pse jo edhe të rrëmbejnë një prej çmimeve të Albanian ICT Awards.

Të përfaqësuar denjësisht në Shqipëri dhe më gjerë me projektet dhe diplomat e programeve studimore, studentët e Universitetit Epoka bartin një potencial i cili nuk kishte sesi të mos vlerësohej nga Albanian ICT Awards.

Studentët e Informatikës pranë Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës për vitin e dytë me radhë u njohën më nga afër me garën me mbështetjen e Profesoreshës Elisantila Gaci.

12 ditë nga mbyllja e aplikimeve

Albanian ICT Awards po shkon drejt një edicioni tjetër të suksesshëm duke përmbushur qëllimin dhe misionin e saj të identifikimit dhe promovimit të maratonomakëve shqiptar të teknologjisë së informacionit.

Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars përmes www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike.

Kjo garë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albsoft.

Risi, shpërblime dhe promovime fantastike për finalistët. Këtë vit, investitorë potencial të gatshëm të mbështesin idetë e suksesshme në Albanian ICT Awards.

Rreth Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards V.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0