Nuk ndiheni të suksesshëm? Sipas një studimi nga Stanford kjo mund të jetë një shenjë e mirë - Business Magazine Albania

Nuk ndiheni të suksesshëm? Sipas një studimi nga Stanford kjo mund të jetë një shenjë e mirë


A jeni ju një nga ata punonjësit e pakënaqur?

Tipi i personit i cili, edhe pse ka disa suksese të dukshme në jetë, një karrierë të gjatë, siguri financiare, respektin e kolegëve, thjesht nuk ndihet sikur ka bërë mjaftueshëm?

A jeni gjithmonë i shqetësuar që mund të realizoni më shumë?

Nëse është kështu, ju ndoshta ndihenii i pavlerë në krahasim me konkurrentët tuaj të cilët kënaqen më shpejt, por sipas një studimi të ri nga Stanford, e gjithë ambicia juaj ka një aspekt pozitiv.

Pra të ndihesh jo i suksesshëm rezulton të jetë një shenjë shumë e mirë që ju jeni duke kaluar, për të arritur gjëra edhe më të mëdha.

Pse të ndihesh jo i suksesshëm nuk është gjithmonë diçka e keqe?

Për këtë kërkim, profesori i marketingut në Stanford Szu-chi Huang dhe kolegët e tij kërkuan që 136 pjesëmarrës të luanin një lojë për paratë e cila përfshinte memorizimin dhe më pas kujtimin e ngjyrave. Ata vëzhguan jo vetëm performancën e lojtarëve por edhe mënyrën se si ata e gjykuan vështirësinë e garës dhe sa të sigurtë ishin për suksesin e tyre në lojë.

Ata zbuluan se vetëkënaqësia, e njohur si ndjenja e suksesit dha më vonë  dënimin për pjesëmarrësit në lojë. Një studim pasardhës më i madh i cili përfshinte një libër të dhuruar për bamirësi konfirmoi efektin. Nëse ju ndiheni sikur ia keni dalë, ju jeni më shumë të prirur të vuani një rënie të motivimit dhe të humbisni garën në kilometrin e fundit.

“Njerëzit të cilët drejtojnë, nënvlerësojnë përpjekjet që ata kanë nevojë për të investuar, kështu që ata pushojnë para kohe”, është një nga komentet e Huang, për të përmbledhur gjetjet.

Ose, për ta thënë edhe më troç: pakënaqësia nuk është aspak e këndshme, por ajo iu mban të uritur dhe iu shtyn drejt suksesit. Ndjenja e të qenit jo i suksesshëm ka vlerën e saj.

Si të qëndroni të uritur pa e torturuar veten?

Të torturosh veten vazhdimisht për të metat e tua dhe të krahasohesh me të tjerët nuk është një mënyrë e mirë jetese. Pra si mund t’i shfrytëzoni këto “dobësi”për të marrë më të mirën nga vetja?

Çelësi, sipas përshkrimit të Stanford në kërkimin e bërë, është të mos e mbani vështrimin tuaj karshi njerëzve të tjerë (nëse e bëni këtë, motivimi juaj do të bjerë sapo të bëni hapin e parë), por në vend të kësaj fokusohuni në standardet tuaja të larta duke e pyetur veten nëse po performoni me të njëjtin dedikim dhe përpjekje si më parë.

Në këtë mënyrë, ju mund të shmangni vetëkënaqësinë dhe gjithashtu mjerimin e vazhdueshëm që ndjeni.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të sa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0