Nuk ka kufizime se ku ndodhesh, me kënd je AS KOHA KUR DËSHIRON TË BLESH!

Nuk ka kufizime se ku ndodhesh, me kënd je AS KOHA KUR DËSHIRON TË BLESH!


Kush është Denis Gafurri?

Profesioni: Ekonomist i diplomuar i F.Sh.A. të Biznesit dhe më pas i diplomuar në Master tek Kolegji Evropian Dukagjini – Sipërmarrës

Fusha e Ekspertizës: Shitja dhe marketingu Denis-Gafurri-koha-kur-blen-businessmag

Pozicioni aktual në kompani: CEO i www.smardonline.com

Info shtesë: I lindur 1972 në Pejë, i martuar dhe kam dy fëmijë; Festën 13 vjeçare dhe Veronin 8 vjeçar. I flas 4 gjuhë rrjedhshëm. Më 1991 jam Bashkëthemelues dhe Drejtor N.T.Autodekor.

– Prej vitit 2008 deri 2009 drejtor komercial në QAK (Qendra për Homologim të Automjeteve ). Prej vitit 2009 deri 2011 Menaxher Dukagjini Shop – Menaxhimi i shitjes dhe marketingut të arkave fiskale gjatë proçesit të fiskalizimit të qytetit të Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut.

– Prej 2011 e tutje bashkëthemelues, bashkëpronar dhe drejtor i SMARD SHPK – Firmë për shitje me katalog e materialeve për zyrë dhe shitje online të produkteve të konsumit të gjerë. Në vitin 2014 krijova departamentin Smard Consulting në partneritet me kompaninë sllovene “Euro Aliance Consulting”, ku ofrojmë shërbime të Mistery Shopping dhe Fokus Grupeve.

– Në fillim të vitit 2016 do të fillojë me trajnime për shitje dhe me publikime librash. Kam qenë pjesëmarrës në panelet për vlerësimet të biznes planeve të studentëve të fakulteteve të ndryshme në Kosovë- projekt i Komisionit Evropian “Kosvet EU”.

– Prej vitit 2010 jam anëtar i CEED Global.

Hobi: Vazhdimisht lexoj dhe dëgjoj audio libra për shitje, menaxhment dhe marketing, merrem me sport.

1) Smardonline – Cila është domethënia e emrit tuaj? Sa rëndësi i keni dhënë kësaj përzgjedhje kur vendoset të hapnit biznesin tuaj online?

Domethënia e emrit është nga një kombinim i fjalëve ‘smart delivery’ dhe ‘online’. Fjalës ‘smart’ i kemi hequr shkronjën e fundit ‘T’ dhe e kemi zëvendësuar me shkronjën ‘D’, e cila ka domethënie të ‘dërgesave’ (delivery) dhe i është shtuar fjala ‘online.’ Emrit i kemi dhënë rëndësi edhe pse e kemi pasur kohën mjaft të kufizuar për shkak se gjërat lëviznin shpejt dhe na duhej të regjistronim biznesin në MTI. Menduam që na duhej një emër modern dhe domethënës në një mënyre mistike. Me kombinimet që i kemi bërë na ka dal SMARD që nënkupton ‘dërgesa të mençura’, shkurtesë e ‘Smart Delivery’.

2) Kishit ndonjë model biznesi që ndoqët konkretisht? Përse vendoset t’i futeni një biznesi të tillë?

Biznesin e kemi themeluar në nëntor të vitit 2011, bashkë me partnerin tim afarist të nderuar, Z. Gentian Lluka, pronar dhe CEO i www.telegrafi.com, me ‘Know How’ të cilin e kemi marrë prej sistemit të furnizimit me materiale për zyrë me shitje me katalog.

Koncepti i biznesit është amerikan, ku klienti i gjen krejt në një vend produktet që i duhen për zyrë gjatë ditës, duke filluar me produkte të letrës, produkte për arkivim, produkte të shkrimit dhe korrigjimit, aksesorë për zyra, produkte promocionale, produkte të teknologjisë informative, aksesorë të kompjuterëve, toner të printerëve, ushqim, pije dhe rostiçeri, produkte higjienike dhe në fund orendi për zyrë.

nuk-ka-fufizime-se-ku-ndodhesh-businessmag

Pra krejt në një vend (All in One).

Për t’ua lehtësuar klientëve mënyrën e porosisë, të gjitha produktet e zyrës, i ngarkuam në web faqen tonë, atëherë të quajtur www.smard.info, ku klientët tonë mund t’i bënin porositë online. Më pas duke parë trendet botërore të shitjeve online në ekspansion të lartë, filluan që disa biznese të na ofrojnë produktet e tyre t’i shesim online, siç janë kozmetika, orët, syzet etj.

Në këtë mënyrë filluam ta zhvillojmë edhe një departament të shitjes online dhe ta rrisim gamën e gjerë të produkteve të ndryshme. Kemi vendosur të futemi në një biznes të tillë për shkak se ka qenë mungesë në treg një shërbim i tillë, ku bëhet zgjidhja e problemit të logjistikës së furnizimit për një zyrë.

3) Kur nisi Smardonline?

Smard, me shitje online, ka filluar në ditën e të dashuruarve më 14 shkurt të vitit 2012 me emrin www.smard.info. Në janar të vitit 2013 e kemi ridizenjuar web faqen tonë, e kemi ndryshuar emrin në www.smardonline.com. Duke i përcjellë trendet botërore, e kemi parë të arsyeshme ta bëjmë një rifreskim të dizajnit të shitores sonë online, sërish në dhjetor të vitit 2014 dhe këtë e bëmë. Në muajin mars të vitit 2015, kemi marrë këshilla nga 2 ekspertë ndërkombëtarë të e-commerce-it me shtetësi polake, ku na kanë këshilluar ta ndryshojmë komplet platformën dhe ta bëjmë dizjanin më ‘user friendly experience’ për klientët. Më datën 7 Tetor, e kemi lançuar në hapësirë të ICK (Inovation Centre Kosova) me një prezantim në prani të mysafirëve tonë, web faqen e re me platformën të re, me dizajn të ri, dhe e kemi bërë ribrandim të logos. Kemi kaluar me një logo të re, tek e cila tani simbolizohen blerjet online.

Platforma e re mundëson qasje shumë të lehtë për klientët në navigim në kategoritë e ndryshme të produkteve dhe proçesim të thjeshtë të blerjes. Koleksioni i produkteve aktualë, është mbi 2500 produkte të ndryshme.

Me këtë platformë, i kemi mundësuar bashkëpunëtorëve tanë, t’i ngarkojnë vetë produktet e tyre në www.smardonline.com, pasi që ju hapim llogarinë, ju japim qasjen dhe i trajnojmë se si të ngarkohen produktet online.

4) Cili ishte produkti i parë që shitët? Përvoja juaj e parë me klientë online. Çfarë vështirësish hasët fillimisht?

Produkti i parë që shitëm online ka qenë një orë e markës Casio. Përvoja jonë e parë ka qenë shumë interesante, kur e kemi dorëzuar produktin te klienti, na kishte thënë që e ka provuar të blejë vetëm sa të shohë nëse vërtet kjo funksionon te ne në Kosovë. Klienti ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur me shërbimin që i kemi ofruar dhe me produktin që e ka blerë. Kjo na ndodh edhe tani, ku njerëzit vetëm prej kurreshtjes porosisin dhe e shohin që edhe ne jemi pjesë e botës së civilizuar përkundër vështirësive që i kemi. Dëshirojmë që gjërat t’i shtyjmë përpara së bashku me bashkëpunëtorët tanë të nderuar.

5) Zakonisht ky lloj biznesi ka nevojë që të funksionojë edhe infrastruktura mbështetëse. Si për shembull legjislacioni, shërbimet e proçesimit të kartave bankare, shërbime postare. Si ia keni dalë?

Sa i përket legjislacionit për shitjet online, nuk ka asgjë konkrete nga MTI dhe ne funksionojmë si një dyqan fizik; shtypim faturën me kupon nga arka fiskale kur e dorëzojmë secilin produkt nëse paguhet me kesh, nëse paguhet përmes bankës ose terminalit POS, atëherë klientit i dorëzohet vetëm fatura.
Proçesimin e pagesave online deri më tani, e ka pasur vetëm Procredit Banka dhe tani ka filluar edhe Raiffeisen Bank me të cilën së shpejti do të realizojmë marrëveshje bashkëpunimi. Transaksionet e blerjes me Kartë Krediti janë të sigurta me sistem mbrojtje të trefishtë nga bankat prej keqpërdoruesve. Sa i përket shërbimeve postare, për rajonin e Prishtinës dhe Pejës, dërgesat i kryejmë ne, me automjetet tona. Ndërsa për pjesën tjetër të Kosovës, kemi marrëveshje kontraktuale me postën e shpejtë private Koex, e cila mallin e dërgon brenda 24 orëve pas pranimit nga www.smardonline.com.

6) Si biznes që ka nevojë të vazhdueshme për marketing, çfarë strategjie ndiqni? Cilat kanale online apo tradicionale përdorni dhe si arrini ju, t’i dërgoni produktet te klienti?

Po keni të drejtë, që edhe ky biznes si çdo biznes tjetër, ka nevojë të vazhdueshme për marketing. Duke marrë parasysh që natyra e biznesit është një platformë online ne e preferojmë strategjinë e reklamimit online, e cila ka shume avantazhe në krahasim me marketingun tradicional, duke filluar nga ajo që financiarisht është shumë më ekonomike. Mund të klikohet në reklamë dhe direkt të drejtohesh në webfaqen e tuaj; Geo targeting – mund të përzgjidhet shfaqja e reklamës sipas rajonit ku dëshiron të shfaqet; Sex targeting – mund të targetosh sipas gjinisë kampanjën e caktuar, Age – moshën, Behaviour – preferencat e klientëve potencialë, etj. Sa i përket marketingut online, përkrahjen më të madhe e kemi nga www.telegrafi.com, mandej investojmë në rrjetin social Facebook, në Google, në Search Engine shqiptar www.gjirafa.com, news letter, etj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 37 të nr. 7  të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.

Në reklamimin online, duhet të kushtohet shumë rëndësi në SEO (search engine otimization), retargeting, në google adwords, etj. Kanalet tjera të reklamimit të cilat i shfrytëzojmë, janë RTV Dukagjini, ku marrim pjesë me lojëra shpërblyese në bashkëpunim me sponsorët tonë, me fletushka, panaire, rrjetëzime, me kujdes ndaj klientit, etj.

7) A ka konkurrencë? Çfarë konsideroni si pikë të fortë tuajën në këtë biznes, duke parë se operatorët që shesin online po shtohen?

denis-gafurri-smardonline-businessmag

Konkurrenca vendore momentalisht është e vogël, por vihet re se ka mjaft blerje online nga importi. Më tepër ka persona fizikë, të cilët shesin përmes rrjetit social Facebook dhe nuk kanë web faqe legale. Disa nga ata, nuk mbajnë përgjegjësi për produktin pasi e dorëzojnë tek klienti apo thjesht nuk përgjigjen nëse kualiteti ose produkti nuk të pëlqen ose nuk është ai që ke parë në fotografi.

Ne e mirëpresim konkurrencën për hapje të dyqaneve legale për shitje online, për shkak se na ndihmon të rrisim vetëdijen e blerjes online gjë që rrit garën; me rritje të garës përmirësohet edhe shërbimi ndaj klientëve. Pika jonë e fortë është kujdesi ndaj klientëve për secilin produkt dhe shërbim si dhe japim llogari për origjinalitetin e produkteve.

8) Shitjet online vs atyre tradicionale? Listoni 3 përparësi të shitjeve online, pra përse klientët duhet të blejnë online?

Përparësitë e shitjes online për bashkëpunëtorët, janë që ata pa kosto shtesë e shesin dhe e promovojnë brendin ose produktin e tyre në një kanal të shitjes, i cili ka rritje të vazhdueshme ku ndodhesh globalisht dhe që mund të arrijnë kudo pa kufij.

Për klientët përparësia e blerjes online është koha e kursyer, blerja nga rehatia e shtëpisë ose e zyrës, çmimi më i volitshëm dhe kursimi. Po kursimi, për shembull, nëse shkoni në shopping me një listë për blerje, le të themi me 10 produkte të domosdoshme, ju me siguri do të merrni edhe 5 produkte që nuk keni pasur në plan fare. Po nëse shkoni me fëmijë në shopping, atëherë ju ktheheni në shtëpi me 20 produkte të blera dhe që gjysma e tyre nuk janë të domosdoshme. Të gjithë e kemi ketë përvojë, a po pajtoheni edhe ju?

9) A ka potencial për zhvillim tregu online në Kosovë, duke parë zhvillimet e fundit teknologjike, smartphonet, tabletët etj? Si e shikoni të ardhmen?

Me ndihmën e zhvillimeve teknologjike si smartfonët, tabletët, janë lehtësuar shumë proçese jetësore gjithashtu dhe blerja. Nuk ka kufizime se ku ndodhesh, me kënd je, as koha kur dëshiron të blesh. Edhe pse Kosova dhe Shqipëria janë vende të vogla, kanë sfida të mëdha. Potenciali ekziston duke marrë parasysh zhvillimet e jetës dinamike, kohën e limituar dhe trendet botëror që po shkojnë kah online si zgjidhje adekuate e kohës moderne. Njerëzit kohën e kursyer nga blerja online mundet t’ia kushtojnë familjes, shoqërisë dhe punës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 37 të nr. 7  të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0