Njihuni me talentin 15-vjeçar i cili në pak orë ndërtoi website për gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

Njihuni me talentin 15-vjeçar i cili në pak orë ndërtoi website për gjuhën shqipe

~6 minuta lexim

Rejan Miloti është një 15-vjeçar që promovon dijet gjuhësore përmes ideve teknologjike. Ai ka krijuar një website të veçantë, i nxitur nga një konkurs i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nga ku mori pikët maksimale. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai synon të nxisë interesin dhe njohuritë e të rinjve, veçanërisht ata në diasporë, për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Platforma e tij ofron lojra, quize dhe materiale edukative, duke përmirësuar mësimin dhe zhvillimin e fjalorit shqip. Me pasionin e tij për teknologjinë, Rejan ka krijuar këtë platformë inovative me potencial për të avancuar edhe më tej.

Rejan Miloti ka shfaqur një angazhim të madh në një kohë të shkurtër edhe pse ka vite që mëson dhe trajnohet për fushën e teknologjisë. Përveç lojrave, quiz-ve dhe materialeve të tjera edukative, ai ka integruar elemente inovative si inçizime zëri për të ndihmuar në mësimin e fjalëve shqipe. Kjo iniciativë ka qëllimin e përhapjes së interesit dhe dashurisë për gjuhën dhe kulturën shqiptare, sidomos për diasporën. Me platformën e tij, Rejan synon të krijojë një mjedis tërheqës dhe edukativ për të rinjtë, duke ofruar një mënyrë të re për të mësuar dhe zhvilluar gjuhën shqipe. Përveç kësaj, ai synon të përmirësojë aksesin dhe përvojën e përdoruesve në platformën e tij, duke siguruar një mjet të lehtë dhe të përshtatshëm për të eksploruar dhe përparuar në njohuritë gjuhësore. Me pasionin dhe vizionin e tij, Rejan ka krijuar një rrugë të re për të promovuar dhe përparuar gjuhën shqipe në një mënyrë të veçantë dhe tërheqëse për të gjithë.

 

Rejan, cila është marrëdhënia juaj me gjuhën shqipe?

Rejan Miloti: Gjuha shqipe më pëlqen si vlerë e çdo kombi dhe identiteti, por natyrisht përmes saj unë mund të mësoj shumë mirë edhe gjuhë të tjera të huaja. Sepse po nuk ditëm shkëlqyeshëm gjuhën tonë, nuk do mund të mësojmë lehtë gjuhët e tjera.

Ju keni ndërtuar një website në kohë rekord, si lindi kjo ide?

Rejan Miloti: Në kuadër të një konkursi të zhvilluar nga Ministria e Arsimit mbi gjuhën shqipe, mori pjesë edhe shkolla jonë pas një përzgjedhje. Në fakt koha për t’u përgatitur nuk mjaftonte dhe ne u futëm në këtë konkurs me njohuritë që kemi marrë gjatë këtyre viteve. Zyshat kanë një kontribut të madh në këtë pjesë. Na duhej një projekt i veçantë që të përfaqësoheshim denjësisht, dhe brenda një pasditeje punova i përqendruar për të krijuar këtë website dhe rubrikat tërheqëse.

Çfarë përmban ky website?

Rejan Miloti: Ky website përmban informacione bazë gjuhësore, lojëra gjithëpërfshirëse, fjalor, dialektizma, quize etj. Mund të them se jam në fazë përmirësimesh pasi u ndërtua shpejt ddhe kam shumë ide të tjera. Ka një fokus në nxitjen e të rinjve, veçanërisht atyre jashtë Shqipërisë, për të mësuar gjuhën shqipe përmes lojrave dhe quizeve. Do të vijojmë të pasurojmë rubrikat për të ndihmuar në mësimin e fjalëve shqipe, sidomos fëmijët në diasporë. Por do e sjellë akoma më të bukur se në prezantimin që kam bërë në konkurs, sepse po punoj shumë edhe për dizenjimin dhe rikonceptimin. Do kem edhe asistencë gjhësore edhe nga specialistët e kësaj fushe, pasi pavarësisht njohurive të mia shumë të mira, gjithmonë kemi nevojë për ekspertët dhe që të vijmë më një website të saktë dhe të besueshëm.

Cili është qëllimi juaj kryesor me këtë website?

Rejan Miloti: Kjo iniciativë ka për qëllim t’ju vijë në ndihmë fëmijëve edhe prindërve, të cilët kanë angazhimet e tyre të shumta dhe shpesh herë fëmijët janë të prirur tek teknologjia, të paktën ta përdorin atë cilësisht, duke mësuar diçka të mirë, gjuhën e prindërve dhe gjzshërve që shpesh kanë vështirësi të komunikojnë me ta. Pra t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve.

A është ky website i aksesueshëm për të gjithë?

Rejan Miloti: Website nuk është onlinë akoma për shkak të punës që vazhdoj të bëj, por së shpejti besoj do të mund të aksesojnë dhe ta përdorin lehtësisht sepse është i dizajnuar për grupmosha të ndryshme.

Ku e shikoni të ardhmen tuaj?

Rejan Miloti: Kam pasion teknologjinë dhe besoj se do e ndjek këtë pasion. Mendoj me këtë trend zhvillimi kudo në botë teknologjia është e ardhmja. Kështu që do jem me fat të bëj një punë të cilën edhe e dua. Unë kam kryer shumë kurse dhe trajnime në këtë fushë, si në robotikë, programim, dizajn, aplikacion, web development, për të cilat edhe jam certifikuar. Tani mbetet të ecë përpara me ide dhe përpjekje të reja.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0