Njihemi me sfidat e profesionit të bukëpjekësit - Business Magazine Albania

Njihemi me sfidat e profesionit të bukëpjekësit

Alket Gutaj punon çdo ditë në një biznes familjar të përgatitjes së bukës për konsumatorët. Këtë hap ai e ka marrë shumë vite më pare, kur ishte ende adoleshent dhe kjo gjë i dukej si një lojë. Me kalimin e viteve,  të bërit bukë iu kthye Alketit në profesionin e jetës. Mes shumë sakrificave ai zgjohet shumë herët në mëngjes dhe po ashtu fle shumë vonë. E gjejmë tek furra e tij teksa gatuan bukët për klientët si edhe i dërgon në restorante të ndryshme. Alket, kur e ke nisur këtë profesion?
Kam më shumë se 10 vite në këtë profesion dhe e shoh se sa shumë kam ndryshuar prej fillimit dhe deri tani. Ka qenë familja ime e cila na ka nxitur që të mund të mësonim se si gatuhej buka dhe si bëhej biznesi i bukës.

A është e vështirë të bëhet buka?
Jo, të bësh bukë nuk është e vështirë. Vështirësia fillon kur duhet të mendosh mirë për brumin dhe trajtën që duhet të marrë, por vetë buka është diçka shumë e thjeshtë. Dikur, prindërit tanë i kanë gatuar bukët në shtëpi.Thjesht zanati i bërjes së bukës është shumë i veçantë dhe kërkon të mësosh si fillim.

A ka treg të duhur në Shqipëri për të hapur një biznes, i cili të merret me gatimin e bukës?
Në Shqipëri ka edhe treg edhe konkurrencë, të dyja këto ecin paralel me njëra-tjetrën.
LEXO: Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 Shtator!

A mund të na dërgoni një ditë në rutinën tuaj?
Rutina ime fillon shumë herët në mëngjes, që prej orës 03:00 të mëngjesit, për shumë njerëz duket sikur është diçka tepër e vështirë, ndërsa vitet e punës që kam unë ma kanë kthyer në diçka normale.

A keni ndërtuar ju një staf të madh pune?
Stafi që unë kam është tepër i vogël sepse është një staf që përballon punën dhe kapacitetin që ne kemi. Jemi biznes i vogël, ndaj me 5 apo 6 veta ne përpiqemi që të menaxhojmë të gjithë procesin e bërjes së bukës.

A keni në planet tuaja zgjerimin e këtij biznesi?
Në planifikimet e mia është që të kem një shtrirje më të madhe, por me kalimin e kohës pasi unë jam njeri me këmbë në tokë dhe dua që gjërat të më ecin sipas planifikimeve.

A keni ju një mesazh për të gjithë të rinjtë e tjerë që ndoshta duan të bëhen bukëpjekës?Këshilla ime për të rinjtë është që  të marrin një zanat, të kenë një profesion, i cili në çdo rrethanë ka të ngjarë të mos humbasë kurrë dhe mos të të lërë kurrë pa punuar në jetë. Profesioni është i shenjtë.
LEXO: Indeksi i Inovacionit, Shqipëria përmirësohet 1 vend, dobët në kapitalin njerëzor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime

Nëntotal: 1,200.00L

Shko te kartaVazhdo me pagesën

1