Një revolucion i gjumit do të na japë zgjidhje më të mira për problemet në botë

Një revolucion i gjumit do të na japë zgjidhje më të mira për problemet në botë


Pra ja cila është ideja që unë mendoj se do t’i japë formë 2017ës: gjumi. Po, gjumi! Sa shumë dhe sa mirë do flemë gjatë vitit që po vjen, dhe në vitet që do vijojnë, do të përcaktojë, në një masë jo të vogël, aftësinë tonë për të adresuar dhe të zgjidhur të gjitha problemet me të cilat përballemi si individë në shoqëri. 

Ndërsa nevojat tona për gjumë kanë qenë konstante gjatë historisë së njerëzimit, marrëdhënia me të ka ndryshuar përgjatë shekujve. Dhe pikërisht në këtë kohë, ne ndodhemi në mes të një krize të privimit të gjumit, me pasoja shkatërruese për shëndetin tonë, performancën tonë në punë, marrëdhëniet dhe lumturinë tonë.

Në 1942, vetëm 11% prej nesh flinin më pak se 6 orë gjumë çdo natë. Sot, 40% prej nesh bëjnë më pak se 6 orë gjumë. Që mund të jetë mbase arsyeja se pse shkruhen 60 miliona receta për ilaçe gjumi çdo vit. Dhe pasojat janë shumë të këqija, humbja e gjumit i kushton ekonomisë amerikane 63 miliardë $ në vit. Dhe kostot nuk ndalojnë aty. Në SHBA drejtuesit e përgjumur të automjeteve përfshihen në 328,000 aksidente çdo vit, 6,400 prej të cilave rezultojnë fatale.

Ajo që na duhet është as më pak e as më shumë se një revolucion i gjumit. Dhe lajmi i mirë është se ka evidenca konkrete se ky revolucion është në hapat e tij të parë, me potencial për të arritur maja të reja gjatë 2016-ës.

Në çdo industri dhe sektor të shoqërisë, në biznese, shkolla, mjekësi, sporte, arte, shumë e më shumë njerëz po e kuptojnë rëndësinë e gjumit.

Edhe në financë, po ndihet ky ndryshim. Për shembull, Goldman Sachs i ndalon praktikantët të qëndrojnë në zyrë nëse nuk kanë fjetur mjaftueshëm gjumë. Liderat e biznesit, duke përfshirë CEO-t e Campbell’s Soup, Denise Morrison, të Microsoft, Satya Nadella, kryetarin e bordit të drejtorëve të Google, Eric Schmidt, CEO-n e Amazon, Jeff Bezos, dhe CEO-n e Aetna-s, Mark Bertolini kanë folur të gjithë rreth rëndësisë që i japin gjumit.

Ata të botës së sportit kanë zbuluar se gjumi është përfundimisht “droga” e përmirësimit të performancës, me vetëm efekte pozitive. Roger Federer thotë se nëse nuk bën gjumë mjaftueshëm, nuk është siç duhet kur del në fushë. Edhe njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, e di rëndësinë e ngadalësimit të këtij hapi. “Gjumi është padyshim shumë i rëndësishëm për mua,” thotë ai. “Kam nevojë të pushoj dhe të ndihem i rigjeneruar në mënyrë që stërvitjet që bëj të absorbohen nga trupi im.” Dhe shumë e më tepër skuadra profesionale, në çdo skuadër të rëndësishme sporti, po punësojnë ekspertë për gjumin.

Teknologjia sigurisht, është një anë e rëndësishme e të dyja anëve të historisë.

Që nga kërkesat e parreshtura të punës e deri te pasjisjet shtypëse të melatoninës, jemi të gjithë familjarë se si teknologjia mund të na e vështirësojë gjumin. Por përgjigjia ndaj sfidave të teknologjisë nuk është privimi nga teknologjia, por një teknologji më e mirë. Kështu po ndiejmë nevojën e teknologjisë së re që do të na shërbejë për këtë: teknologji që mund ta veshim, pajisjet e zgjuara, “internetin e gjërave”, teknologji, e cila në vend që të na tregojë për botën, na tregon për veten.

Gjumi na lejon që të lidhemi me një pjesë më të thellë të vetes. Sepse kur jemi përgjumësh, të gjitha gjërat që përcaktojnë identitetin tonë kur jemi zgjuar, punën, marrëdhëniet, dëshirat dhe emocionet tona, “pushojnë së ekzistuari.” Dhe kjo bën të mundur një nga aspektet më pak të diskutuara të benefiteve të gjumit, mrekullinë e vogël vërtet, dhe kjo është mënyra se si mund ta shohim botën të rinovuar me sytë e freskët dhe një shpirt të rigjallëruar, pas një “udhëtimi natën”, për të dalë nga shinat e kohës dhe për t’iu rikthyer jetëve tona të rigjeneruar.

Pas kolapsit të parë që pata nga mungesa e gjumit, u bëra një evangjeliste predikuese e gjumit. Dhe gjumi u bë një pjesë kyçe e ADN-së së Huffington Post.

Ne lançuam seksionin tonë dedikuar gjumit në 2007-ën dhe së fundmi jemi në një partneritet me Sleep Number për një seksion të sponsorizuar, Sleep + Wellness, duke i çuar më tej bisedimet në lidhje me gjumin si një çështje e shëndetit publik dhe të gjitha mënyrat me të cilat mund të na përmirësojë jetën.

Kam besim se 2016 do të jetë viti në të cilin ne të gjithë kolektivisht do të rinovojmë marrëdhënien tonë me gjumin, në të gjithë misterin dhe plotësinë e tij.

Artikulli u shkrua nga Arianna Huffington, themeluese e prestigjiozes Huffington Post. Për artikuj të tjerë të Arianna Huffington lexoni: Gjëja më e rëndësishme që Arianna Huffington bën çdo mëngjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0