Një fanellë e kuqe, me shqiponjën të dizenjuar në të - Business Magazine Albania

Një fanellë e kuqe, me shqiponjën të dizenjuar në të


Për herë të parë në një finale të kampionatit europian, kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me një fanellë të personalizuar, e cila është dizenjuar nga një kompani shqiptare. Fanella është një ndërthurje mes traditave, me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizajni i saj është unik. Në këtë fanellë janë ndërthurur 3 elementët kryesorë. Elementë të folklorit, të frymës bashkëkohore, si dhe elementë të kombëtares sonë.

Një-fanellë-e-kuqe-me-shqiponjën-të-dizenjuar-në-të-businessmag

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që t’ia besojë për 5 vitet e ardhshme këtë detyrë kompanisë italiane “Macron”. Ajo pjesën ballore ka shqiponjën dy krenare të paraqitur në një formë më digjitale. Bëhet fjalë për një dizajn krejtësisht të ri dhe, ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të tria fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanella e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 9 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Gjithashtu në brendësi, fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe në pjesën e pasme të jakës, frazёn nga poezia e poetit të njohur rilindas të Shqipërisë, Naim Frashëri “TI SHQIPЁRI MЁ JEP NDER, që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

Fanellat janë dizenjuar nga kompani shqiptare dhe prodhuar nga “Macron”.

Një-fanellë-e-kuqe-me-shqiponjën-të-dizenjuar-në-të-businessmag

Fanella e Kombëtares Shqiptare është shpallur fanella më e bukur e Euro 2016, në një sondazh të organizuar nga portali i njohur i gjerman, ‘Sport1’. Në sondazhin e ‘Sport1’, fanella e Kombëtares Shqiptare ka marrë 26 mijë vota, duke u renditur në vendin e parë, duke lënë pas Turqinë me 24 mijë vota, dhe Gjermaninë me 4,600 vota. Në vendin e katërt është renditur Franca, dhe në të pestin Belgjika.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 9 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0