Nisma "THURJE" prezanton para ekspertëve studimin mbi ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore - Business Magazine Albania

Nisma “THURJE” prezanton para ekspertëve studimin mbi ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore


Nisma “THURJE”, organizata e pavarur e qytetarëve të lirë, themeluar në Tetor të 2013-s, ka prezantuar dje në ambjentet e Hotel “Tirana International” studimin shkencor për kundërshtimin e gjobave falimentuese, pas protestave të tregtarëve në tetor. Fill pas ligjit të procedurave tatimore në shtator, ishin mbi 3000 tregtarë të cilët dolën për të protestuar pro ndryshimeve ligjore, por si rrjedhojë e presionit dhe procesit gjyqësor të hapur në Gjykatën Kushtetuese kjo e fundit vendosi anullimin e ndryshimeve ligjore me argumentin se shkelnin parimin e proporcionalitetit dhe nuk ishin bazuar në studime shkencore. 

Nisur nga reaksioni i bizneseve dhe protestave përpara Kryeministrisë, organizata “Thurje” për dy muaj, ka analizuar me ekspertë historikun e ndryshimeve ligjore, ka krahasuar rajonin me vendet e BE, ka pyetur në grupe të fokusuara mbi 120 biznese të vogla, të mesme e të mëdha, intervistuar vendimmarrës dhe ish-vendimmarrës, analistë ekonomikë dhe ekspertë për korrelimin e të dhënave.

Prezantimi i gjetjeve të studimit, i cili u mbështet nga Perform dhe Sindikata e të Vetëpunësuarve, u bë dje para ekspertëve të pavarur dhe përfaqësuesve politikë të fushës si Arben Malaj, Olti Rrumbullaku, Reila Bozdo, Mateo Spaho, Bardh Sejdarasi, Enkeljeda Shehaj, Ornela Liperi etj.

Gjetjet e studimit rekomandojnë që ka një nevojë imediate për rregullimin e dyanshëm si në kuadër të politikave fiskale dhe atë të administrimit fiskal.

Më konkretisht:

  • Niveli i gjobave aktuale është tejet i lartë dhe duhet ulur në proporcion me dëmin;
  • Ulja e numrit të kontrolleve tatimore;
  • Paralajmërimi në rast të çdo kontrolli;
  • Aplikimi i gjobës këshilluese për shkeljet e herës së parë;
  • Heqja e konceptit të rivlerësimit tatimor si një akt antikushtetues;
  • Heqja e detyrimit të pagesës si kusht për apelimin në gjykatë;
  • Ndëshkimi i inspektorëve tatimore në rast se vendimet e gjykatës hedhin poshtë vendimet e tyre dy herë;
  • Njohja e një periudhe prove për punonjësit e rinj;
  • Informimi i hollësishëm i biznesit për ndryshimet ligjore;
  • Zgjerimi i fashës ndarëse biznes i vogël/biznes i madh;
  • Cilësia e kontrolleve tatimore duhet rritur nëpërmjet rritjes së profesionalizmit

Studimi përfundimtar do t’i dërgohet Ministrisë së Financave dhe deputetëve të Kuvendit së bashku me kërkesat e bazuara në dokumentin shkencor që të reflektohen në ndryshimet ligjore që po përgatit qeveria. Nëse kjo nuk ndodh, së bashku me Sindikatën e të Vetëpunësuarve, nisma “Thurje” do të vijojë presionin deri edhe në organizimin e protestave.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0