Nisin regjistrimet për trajnimin "Summer Bootcamp" në fushën e programimit dhe shkencave kompjuterike - Business Magazine Albania

Nisin regjistrimet për trajnimin “Summer Bootcamp” në fushën e programimit dhe shkencave kompjuterike


Çfarë është Summer Bootcamp?

Një trajnim intensiv 3-javor mbi artin e programimit dhe shkencat kompjuterike që zhvillohet nga data 19 Qershor deri në 7 Korrik 2017. Ju do të mund të mësoni si të mendoni në mënyrë algoritmike dhe si të ndërtoni produkte teknologjike. Çdo ditë do të përfshijë një leksion interaktiv e më pas punë individuale dhe në grup, ku së bashku me mentorët tanë do të zgjidhni probleme nga bota reale.

Cilët janë mentorët?

Ekipi ynë përbëhet nga liderë të rinj shqiptar në fushën e teknologjise, nga Silicon Valleyn, Cambridge, Europë dhe më gjerë.

Kush mund të marrë pjesë?

Çdo i/e apasionuar pas teknologjisë dhe programimit aktualisht në gjimnaz.

Unë nuk di programim. A mund të marr pjesë?

Po! Si pjesë e procesit të aplikimit, të gjithë studentët do t’i nënshtrohen një faze parapërgatitore online, ku do të marrin bazat e programimit.

Unë di pak programim. A është ky kurs për mua?

Po! Nëpërmjet këtij kursi ju do të çoni njohuritë tuaja mbi shkencat kompjuterike në një nivel tjetër, si edhe do të krijoni kontakte të vlefshme me mentorët tanë.

Si mund të aplikoj?

Plotësoni formularin online. Faza e parë e aplikimeve mbyllet në 28 Prill, 2017.

Kur mund të aplikoj?

Vendet në bootcamp janë shumë të limituara dhe pritet një numër i madh aplikantësh. Ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt që të mundeni!

Faza e parë e aplikimeve mbyllet në 28 Prill, 2017

Çfarë kualifikimesh duhet të kem?

Duhet të jeni të apasionuar pas fushës së inovacionit dhe shumë të motivuar për të mësuar.

Sa kohë duhet t’i dedikoj programit?

Seancat do të zgjasin rreth 3 orë në ditë (në mëngjes, nga e hëna deri të premten, për 3 javë). Gjithashtu do të duhet të kushtoni kohë jashtë këtij orari për të përsëritur materialin si edhe për leximet shtesë.

Çfarë gjuhësh do përdoren?

Python, JavaScript, SQL, HTML, CSS.

Sa kushton?

Të gjithë gjimnazistët që do përzgjidhen do të përfitojnë bursa të plota.

Çfarë do mësojmë?

    • Programim në Python dhe Javascript
    • Ndërtim faqesh dinamike me HTML+CSS
    • Përdorimi i databazave SQL
    • Si funksionon interneti dhe baza mbi networking
    • Machine Learning dhe Artificial Intelligence

Për të mësuar më shumë klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0