Ngrohja globale ndryshon konceptin e ndërtimeve për arkitektët, me rritjen e nivelit të ujit do lindin ‘qytetet lundruese’ - Business Magazine Albania

Ngrohja globale ndryshon konceptin e ndërtimeve për arkitektët, me rritjen e nivelit të ujit do lindin ‘qytetet lundruese’

Ndryshimet klimatike po i bëjnë qytetet më të ndjeshme ndaj përmbytjeve. Rreziku i përmbytjeve po ndryshon mënyrën e ndërtimit të qyteteve dhe arkitektët po i përshtatin planet e tyre me një realitet të ri klimatik.

Duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe teknika inovative, këto dizajne nga e gjithë bota mund të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në një të ardhme ku përmbytjet mund të jenë të përhapura. Një nga projektet më inovative rezistente ndaj përmbytjeve është ajo e qyteteve lundruese për të ndihmuar popullatat e kërcënuara nga moti ekstrem dhe rritja e nivelit të detit. Projekti i qytetit të lundrueshëm i quajtur Oceanix City përbëhet nga ishuj të shumtë që janë të grumbulluar së bashku si fshatra dhe të ankoruar në vend.

Shtëpitë janë me panele diellore në çati për të prodhuar energji dhe të rrethuara nga gjelbëri. Sipas një studimi të vitit 2019 , nivelet globale të detit pritet të rriten midis 0.6 deri në 2.1 metra deri në 2100 dhe nga kjo do të preken të paktën 190 milionë njerëz.

“Nëse gjetjet tona qëndrojnë, komunitetet bregdetare në mbarë botën duhet të përgatiten për të ardhme shumë më të vështira sesa mund të parashikohet aktualisht,” paralajmëroi studimi. Studimi arriti në përfundimin se nëse bota nuk bën asgjë për të zbutur rritjen e nivelit të detit, përmbytjet bregdetare mund të shkaktojnë dëme me vlerë deri në 20% të prodhimit të brendshëm bruto global deri në vitin 2100. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0