Ngrihet agjencia Start Up Albania, mbështetje financiare për sipërmarrësit e rinj - Business Magazine Albania

Ngrihet agjencia Start Up Albania, mbështetje financiare për sipërmarrësit e rinj

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar ngritja e agjencisë Start Up Albania.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, njoftoi se vendimi u miratua në mbështetje të sipërmarrësve të rinj.

“Miratuam sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ngritjen e agjencisë “Start Up Albania”.  Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për ekosistemin e start-upeve por edhe për çdo të ri apo të re që që dëshiron t’i futet sipërmarrjes të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit.
Ky lajm vjen në vazhdën e disa vendimeve që qeveria ka marrë. I pari me ndryshimin e ligjit për mbështetjen e startup-eve. Përjashtim nga taksa, efektet i këtij ndryshimi jemi duke i parë dita ditës. Ndryshimi i dytë ishte vendimi për parqet teknologjike. Një punonjës IT mund të paguaj vetëm kontributet për pagën minimale, nëse punëmarrësi është dakord. Kuadri plotësohet me vendimin që kaluam dot, duke i dhënë një institucion të dedikuar këtij target-grupi. Dy janë në thelb ndryshimet, mbështetja, vlerësimi dhe suporti financiar që do të kalojë te agjencia Start Up Albania. Asistenca do jepet në kohë reale, jo vetëm One Stop Shop, por edhe informacion të lidhura me institucione të tjera”-tha ministrja Bilali.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0