Nga se ka frikë Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook? - Business Magazine Albania

Nga se ka frikë Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook?


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg duket se është shumë i shqetësuar në lidhje me të qenit i spiunuar.

Ai pak orë më parë shpërndau një foto në rrjetet sociale për të festuar arritjen e 500 milionë përdoruesve aktiv në muaj të Instagram-it.

Zuckerberg-Spiunim-Businessmag

Por në këtë foto, u dallua diçka. Në laptopin që kishte përpara Zuckerberg, kamera dhe vendi ku del zëri, miliarderi e kishte mbuluar.

Pas postimit të fotos online, disa përdorues të internetit e vunë re këtë gjë dhe nisën të thumbonin miliarderin për frikën e tij se mos e spiunojnë.

Zuckerberg-Spiunim-Businessmag

Është përfolur se hakerat janë të aftë të të vjedhin imazhin e fytyrës kur je përballë kameras në laptopë, kur ato nuk janë të mbuluara.

Duket sikur Zuckerberg, është duke u përpjekur të parandalojë këtë gjë që të ndodhë.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0