Nga Disney të Bosch, folësit globalë do të ndajnë sekretet e suksesit në PowerToHR - Business Magazine Albania

Nga Disney të Bosch, folësit globalë do të ndajnë sekretet e suksesit në PowerToHR

Samiti global PowerToHR po vjen në Prishtinë më 6 dhe 7 maj në AMC Hall, me dy ditë plot inspirim, njohuri dhe rrjetëzim profesional. Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajon bashkon profesionistë të HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore.

Sot po ju njoftojmë me folësit global që përfshijnë përvoja nga Google, Salesforce, Bosch dhe Disney.

Folësit Globalë që nuk mund t’i humbisni

Nga Portugalia: Aluba Fénix me përvojë ekzekutive në Google 
Me mbi 20 vite eksperiencë në industrinë globale të teknologjisë, duke përfshirë role të larta në Salesforce dhe Google, Aluba është një ekspert në ndërtimin e performancës së lartë dhe udhëheqjes autentike. Si themelues i Vivid Imagination, ai kombinon shkencën e performancës me coachimin e lidershipit për të frymëzuar liderë të vërtetë. Ky është një sesion që nuk duhet ta humbisni!

Nga Gjermania dhe Rumania: Katrin Marx & Adriana David – Bosch
Dy perspektiva po vijnë nga Bosch për të kuptuar të ardhmen e njerëzve, të mësuarit dhe transformimit. Katrin Marx, Udheheqëse e Zhvillimit të Korporatës në Bosch, po transformon mënyrën e të mësuarit në një organizatë globale me mbi 420,000 punonjës, duke krijuar struktura, teknologji dhe inovacion për ta bërë Bosch një Learning Company të vërtetë.
Adriana David, Konsulente e Zhvillimit Organizativ, i përkthen strategjitë e të mësuarit në ndikim real, duke punuar ngushtë me liderë dhe ekipe për të ndërtuar iniciativa zhvillimi që mbështesin rritjen e biznesit.

Lexo edhe: Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset!

Nga Mbretëria e Bashkuar: Jan Freygang me përvojë në Disney
I njohur si ish-rekruter në Disney, Jan ka drejtuar projekte komplekse të punësimit në EMEA dhe SHBA, duke përmirësuar proceset e rekrutimit dhe lidhur objektivat e biznesit me talentin e duhur. Në PowerToHR, ai do të diskutojë mbi përvetësimin e talenteve modern dhe si të krijoni ndikim real përmes proceseve më të mira.

100+ sesione interaktive dhe formate të ndryshme

Në qendër të programit janë mbi 100 sesione interaktive që përfshijnë:

  • Fjalime kryesore (Keynotes)
  • Fireside chats
  • Panele diskutimi
  • Masterclass
  • Sesione mentorimi

Këto formate u mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime dhe të eksplorojnë temat më të rëndësishme: transformimi i HR, ndikimi i AI në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Networking që hap dyer dhe krijon partneritete

Me 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, PowerToHR ofron mundësi të shkëlqyera rrjetëzimi, duke vendosur pjesëmarrësit në kontakt me vendimmarrës dhe ekspertë që formësojnë të ardhmen e punës në rajon.

Investim në zhvillimin tuaj profesional

PowerToHR vendos standarde të reja për eventet profesionale në Ballkan, duke krijuar një komunitet të fortë profesionistësh që duan të jenë pjesë e ndryshimit. Samiti është një investim në rrjetin profesional, njohuritë dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.

Future is now. Krijo të ardhmen tënde në samitin që hap mundësi të reja dhe frymëzon inovacion.

🎟 Blej biletën tani dhe siguro vendin tënd: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0