Neuromarketing, disiplina që po ndryshon marketingun botëror - Business Magazine Albania

Neuromarketing, disiplina që po ndryshon marketingun botëror


Zhvillimet e fundit teknologjike dhe kombinimi me mjekësinë i ka dhënë jetë Neuromarketingut duke i dhënë kompanive çelësin magjik për shitjen e produkteve të tyre. Konferenca e parë e neuromarketing zhvillohet në Tiranë më 1 Nëntor.

Vetëm 5% e produkteve të reja që hidhen në treg për herë të parë arrijnë të mbijetojnë në fund të vitit. Pjesa tjetër, jo pak por 95%, përfundojnë ciklin e tyre të jetën brenda një viti dhe dalin vetë nga tregu duke lënë pas kosto për kompanitë. Statistikat tregojnë se jetëgjatësia e produkteve të reja është shumë e vogël, edhe pse krijuesit e tyre, jo rrallë herë, janë kompani të mëdha me eksperiencë dhjetëra vjeçare në treg.

Përse ndodh kjo? Kompania ka bërë “detyrat e shtëpisë” përpara se të hedhë në treg produktin e saj; ka kryer studimin e tregut; ka hartuar strategjinë e duhur të marketingut; ka testuar produktin përmes fokus grupeve; por sërish diçka nuk shkon siç duhet. Përgjigjja që vjen nga kompanitë më të mëdha në botë është e thjeshtë: Metodat tradicionale të marketimit kanë filluar të lënë klientët në baltë.

Në mjedisin gjithmonë në ndryshim e sipër të ditëve të sotme, metodat tradicionale të marketimit të produkteve nuk po funksionojnë më. Strategjitë që bazohen në “diturinë” e ekzekutivëve të marketingut apo “brain storm” në zyrë nuk përfaqësojnë nevojat e klientëve dhe nuk përcaktojnë dot kërkesat e tyre. Fokus grupet po u harxhojnë kompanive qindra orë pune dhe rezultati nuk është gjithmonë i sigurtë. Njerëzit e intervistuar, për xhentilesë, nuk tregojnë atë që realisht mendojnë, por përpiqen të jenë konformist, si çdo gjë tjetër në këtë botë. Për këtë arsye strategjitë e marketingut po i lëvizin themelet nga ku janë bazuar.

Kjo situatë po ndodh në të gjithë sferën e komunikimit duke bërë që gjithnjë e më shumë që suksesi i një kompanie ose produkti të jetë në dorën e fatit dhe jo i bazuar në strategji të mirëfillta të zhvillimit të qëndrueshëm.

Situata nuk është aq gri sa duket. Pothuajse çdo vit ne ndërrojmë telefonin; ndërrojmë elektroshtëpiaket; përditësojmë programet e kompjuterit dhe telefonit… Të gjitha këto ndryshime diktohen nga teknologjitë e reja dhe mënyrat e aplikimit të tyre. Hapat marramendës që po ecën shkenca kanë bërë që edhe konsumatorët të ndryshojnë me shpejtësi marramendëse. Dhe ne duam që të ndjekim konsumatorët dhe t’i përshtatemi kërkesave të tyre me strategjitë, veglat apo teknologjitë e vjetra?

Përgjigjja është shumë e qartë. Të përqafosh të ardhmen apo të harrohesh pas nga teknologjia.

Kompanitë më të mëdha Europiane, por jo vetëm i janë drejtuar Neuromarketing-ut. Një kombinimi të shkencës me metodat tradicionale të kërkimit, e cila jep jo vetëm një panoramë të qartë të tregut, por edhe rezultate konkrete të bazuara në zhvillimet më të fundit të shkencës.

Neuromarketing akseson reagimet jo të ndërgjegjshme të konsumatorëve ndaj një produkti, marke, reklame, slogani apo mesazhi. Por mund të përdoret për të kuptuar më mirë sjelljen e konsumatorit, marrjen e vendimit për blerje ose si ndikojnë në vendimarrje emocionet dhe paragjykimet konjitive. Ka shumë libra, blogje, video, kurse dhe madje edhe studime shkencore që i drejtohen temës. Por pa dyshim, aplikimi kryesor i neuromarketingut dhe ndoshta më i pakti për të cilin flitet, është kur teknika të ndryshme Neuromarketing (pasqyrim i veprimtarisë së trurit EEG, ose gjurmuesit e vështrimit) përdoren për të plotësuar teknikat tradicionale të kërkimit të tregut, siç janë grupet e fokusit, intervistat ose sondazhet.

Fushat ku sot po përdoret gjerësisht Neuromarketing janë:

  • Branding
  • Paketim i Produktit
  • Reklamim
  • Neuromarketing dixhital
  • Pikat e shitjes
  • Design industrial
  • Ambientet e punës
  • Politikë

Këto janë vetëm disa nga përdorimet e mundshme të Neuromarketing, ka edhe më shumë të tilla. Si përfundim, Neuromarketing na mundëson të qasemi ndaj reagimeve jo të ndërgjegjshme të njerëzve (kur përdoret metodologjia e saktë) dhe kjo më pas mund të zbatohet për të përmirësuar hapësira në shumë fusha të ndryshme. Është e rëndësishme të mbani në mend rëndësinë e përdorimit të këtyre rezultateve në mënyrë të përgjegjshme, etike. Nëse ndiqet ky rekomandim, neuromarketingu jo vetëm që do të ofrojë vlerë për kompanitë, por për shoqërinë në tërësi.

Konferenca e parë e Neuromarketingut zhvillohet në Tiranë më datë 1 Nëntor 2019 tek Hotel Plaza. Katër folës me eksperiencë ndërkombëtare nga Torino, Londra dhe Milano, do të prezantojnë për publikun shqiptar të rejat më të fundit dhe mënyrat se si mund të aplikohet Neuromarketing.

Për më shumë vizitoni www.aksent.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0