Kanali BBC dhe tri kanale televizive britanike, kanë nisur një shërbim të përbashkët të transmetimit, që synon të sfidojë Netflix në tregun e Britanisë së Madhe.
Platforma Britbox do të shfaqë emisione të popullarizuara si drama historike “Downtown Abbey”.
Bitbox është cilësuar si “koleksioni më i madh i kanaleve britanike që është në dispozicion”, abonimi i të cilit kushton 9.92 euro në muaj.
Lexoni gjitashtu:
Kjo është historia interesante se si Amazon për pak e bleu Netflix-in
Për shërbimet e Netflix, duhet paguar 6.95 deri në 10.43 euro në muaj, për planin standard. Ndërsa për shërbimet e Prime të Amazon, duhet paguar 6.95 euro.
Sipas disa analistëve, investimi i BritBox në përmbajtje origjinale, mund të shkaktojë probleme në një treg të dendur me shumë konkurrentë.
“Shikuesit do të kenë problem që ta dallojnë nga Netflix, i cili deri më tani ka transmetuar programet e ITV dhe BBC”, ka thënë analisti i mediave Tom Harrington.
Bazuar në shifrat e siguruara nga BBC dhe ITV për muajin korrik, mësohet se më shumë se 12 milionë familje në Britaninë e Madhe paguajnë së paku një shërbim transmetimi, derisa katër milionë paguajnë për më shumë platforma.
Lexoni:
Ja pse themeluesi i Netflix mban gjithnjë një fletore me vete
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto