Nëse keni para të djegura apo të dëmtuara tashmë Banka e Shqipërisë ju dëmshpërblen - Business Magazine Albania

Nëse keni para të djegura apo të dëmtuara tashmë Banka e Shqipërisë ju dëmshpërblen


Nxitimi për të futur rrobat në lavatriçe apo një pakujdesi me zjarrin gjatë dimrit mund të na ketë kushtuar shtrenjtë. Paratë nëpër xhepa, mund të jenë dëmtuar.

Nuk e dimë sesi keni vepruar ju në këto raste megjithatë, dijeni se ka një zgjidhje. Ekziston një vendim, nr 57, datë 11.9.2013 “Për miratimin e rregullores për këmbimin e kartmonedhave dhe monedhave shqiptare të dëmtuara”.

Banka e Shqipërisë, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë rregullore, këmben kundrejt vlerës së tyre nominale kartëmonedhat lekë të dëmtuara në rastet kur:

1. Ekziston më shumë se 50% e sipërfaqes së kartmonedhës;

2. Ekziston jo më shumë se 50% e sipërfaqes së kartmonedhës, por kartmonedha, për arsye madhore që nuk varen nga përdoruesi, është djegur, përmbytur apo dëmtuar dhe pjesët e munguara të kartëmonedhës janë shkatërruar plotësisht.

Aplikanti duhet të paraqesë një deklaratë me shkrim që shpjegon burimin e dëmtimit në rastin kur kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura ose të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre.

Në rastin kur ekziston jo më shumë se 50% e sipërfaqes së kartëmonedhës, përveç kërkesave të pikës 2 të këtij neni, Banka e Shqipërisë mund t’i kërkojë aplikantit paraqitjen e dokumenteve shtesë nga organet kompetente ose nga organet e pushtetit vendor, mbi burimin dhe rrethanat e dëmtimit.

burimi: albeu.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0