Në punë krijoni një mjedis, ku njerëzit ju thonë atë që duhet të dëgjoni, jo atë që dëshironi të dëgjoni. - Business Magazine Albania

Në punë krijoni një mjedis, ku njerëzit ju thonë atë që duhet të dëgjoni, jo atë që dëshironi të dëgjoni.

Kur arroganca mund të dëmtojë organizatën tuaj. Disa këshilla për liderat.

Kur bëhet fjalë për çështje të performancës, arroganca në vendin e punës është një problem i rëndësishëm për organizatat. Ka shumë arsye për të besuar se individët arrogantë paraqesin probleme të rëndësishme për kolegët, dhe për rrjedhojë, edhe për organizatat në tërësi.  Në një studim u zbulua se arroganca ishte e lidhur negativisht me performancën e punës. Me fjalë të tjera, sa më e lartë të ishte arroganca aq më e ulët ishte performanca e tyre në punë. Në një studim tjetër dëshmoi se arroganca në punë eshtë e lidhur negativisht me vetëvlerësim dhe proceset konjitive.

Në një artikull të botuar së fundi në PsychologyToday, theksohet se vartësit që kanë udhëheqës arrogant e vlerësojnë si jo të favorshëm mjedisin e tyre të punës, përjetojnë nivele më të ulëta të kënaqësisë në punë dhe të shumtën e kohës ndjehen si të djegur profesionalisht . Udhëheqësit arrogantë, në fakt, nuk janë superiorë; Sjelljet arrogante mund të kryhen si një fasadë për të maskuar paaftësinë ose vetëvlerësimet e tyre të ulta. Udhëheqësit arrogantë e kanë të vështirë të pranojnë kritikat dhe shpesh ata mund të jenë tepër optimistë në lidhje me mundësinë e suksesit, duke nënvlerësuar konkurrencën dhe mundësitë reale. Dhe të gjithën këtë e bëjnë për të qenë të vetëkënaqur!

Këtu janë disa këshilla për liderin arrogant:

1-Bëhuni një udhëheqës i shkolluar, kërkoni vazhdimisht mënyra për të marrë reagime nga ata që punojnë me ju.

2-Përdorni feedback-un e tyre për t’u bërë një udhëheqës më i suksesshëm.

3-Mësoni të pranoni kritikat.

4-Dëgjoni ata që punojnë për ju. Edhe në situatat kur besoni se keni më shumë njohuri.

5-Vëzhgoni vazhdimisht sjelljet tuaja dhe reagimet ndaj atyre që ju rrethojnë për t’u siguruar që të mos jeni duke u dukur tepër i sigurt në vetvete. I sigurt deri në atë pikë sa po i bëni të tjerët të ndihen inferiorë.

6-Lërini njerëzit e tjerë të marrin meritat që meritojnë për punën e tyre.

7-Krijoni një mjedis ku njerëzit ju thonë atë që duhet të dëgjoni, jo atë që dëshironi të dëgjoni.

 psychologytoday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0