Ndryshime të reja në Facebook - Ikona e WhatsApp shfaqet në menu - Business Magazine Albania

Ndryshime të reja në Facebook – Ikona e WhatsApp shfaqet në menu


Facebook duket se po drejton një test që përmban WhatsApp dukshëm në aplikacionin kryesor.

Përdoruesit po raportojnë se kanë parë një buton të dedikuar të WhatsApp në aplikacionin kryesor të Facebook në pajisjet Android. Kur klikohet, butoni vepron si një shortcut, duke hapur WhatsApp pa nevojën për t’u larguar nga aplikacioni Facebook.

Lexoni: Komentet në Facebook së shpejti mund të postohen me sfond me ngjyrë

Më poshtë është një imazh për t’iu paraqitur sesi duket ky funksionalitet:

Në rast se po pyesnit, butoni i dedikuar mund të gjendet në zonën e menusë. Nëse ndodh që të jesh një nga përdoruesit në grupin e kontrollit, duhet të shfaqet në krye, nën emrin tënd. Por jo të gjithë do të mund ta shohin këtë buton akoma.

Shortcut-i aktualisht po testohet në versionin Android të aplikacionit, por shumë shpejt mund të jetë në dispozicion edhe për disa përdorues iOS.

Sipas Arvind Iyer, i cili na informoi për këtë zhvillim, butoni WhatsApp u shfaq pasi ai ndryshoi gjuhën e Facebook në danisht. Kjo nuk është aq e çuditshme për shkak se kompania ka zgjedhur edhe më parë Danimarkën për zhvillime të tjera të kufizuara.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook ka eksperimentuar me integrimin e aplikacioneve të saj në aplikacionin kryesor.

Në fakt, kompania ka testuar një shortcut të ngjashëm për Instagram-in më parë.

Në vitin 2015, gjiganti i medias sociale eksperimentoi me shtimin e një butoni për dërgimin e “WhatsApp” në aplikacionin Facebook, kështu që përdoruesit mund të ndajnë fotot dhe postimet e tyre me kontaktet. Por kjo nuk u realizua.

Lexoni: WhatsApp më në fund ju lejon të dërgoni çdo lloj dokumenti

Ashtu si me çdo test tjetër, nuk është thënë se kur shortcut-i i WhatsApp do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Facebook.

burimi: TNT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0