“Mjeshtëro biznesin tënd”, vjen nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

“Mjeshtëro biznesin tënd”, vjen nga Vasil Naçi

Mjeshtëro biznesin tënd

Krahas “Rrugës drejt Suksesit”, sipërmarrësi dhe folësi motivues Vasil Naçi, vjen me një tjetër event, kësaj radhe me një fokus më të veçantë për sipërmarrjet.

“Mjeshtëro Biznesin Tënd”, kush mund ta bëjë më mirë se nje mentor biznesi me rreth 30 vite përvojë në sipërmarrje dhe me shtrirje të bizneseve përtej kufijve.

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale.

Në prezantimin e programit, në faqen dedikuar theksohet se, “Mjeshtëro Biznesin” është më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.  “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.

Gjatë katër ditëve të “Mjeshtëro Biznesin”, Vasil Naçi dhe skuadra e tij e ekspertëve, do të fokusohen në mënyrën e ndërtimit të kulturës, strategjive, sistemeve dhe burimeve e praktivave më të mira për sukses afatgjatë.

Lexo: Rruga drejt Suksesit po përshkohet nga mijëra shqiptarë

Pavarësisht nëse biznesi yt është i ri ose prej vitesh, i madh ose i vogël, lokal ose global, nëse shet produkte, shërbimeve apo ide, ekzistojnë një seri parimesh dhe strategjish që duhen kuptuar, mjeshtëruar e zbatuar që ta çojë biznesin në një nivel më të lartë. Ky program do të shërbejë për t’ju fuqizuar me mendësinë, aftësitë, taktikat, sistemet dhe mjetet që sigurojnë sukses të qëndrueshëm.

TI MUND TA MJESHTËROSH BIZNESIN NË NJË NIVEL MË TË LARTË SUKSESI.

REGJISTROHU TANI NË KËTË LINK

PSE NJË PROGRAM PËR BIZNESIN NGA VASIL NAÇI?​

–  Vasili është një sipërmarrës, i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

– Vasili përvojën e tij 30 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global.

–  Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.

–  Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në Agna Leadership Akademy.

– Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dedikuar suksesit personal dhe profesional.

–  Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri. Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,500 persona.

ÇFARË ËSHTË “MJESHTËRO BIZNESIN”?​

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim virtual katërditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM “MJESHTËRO BIZNESIN”?​

Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:

–  Po mendon të nisësh një biznes të ri

–  Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd

–  Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua

–  Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi

–  Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd

–  Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes

–  Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua

–  Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit

–  Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt

–  Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare

–  Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online

–  Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi

–  Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

PËRSE EVENT-TRAJNIMI “MJESHTËRO BIZNESIN”?

Vetëm në katër ditë të programit “Mjeshtëro Biznesin” do të përfitosh mjetet, teknikat dhe qasjet, që do të të ndihmojnë të ndërmarrësh vendimet dhe veprimet e duhura për ta çuar biznesin tënd në një dimension më të lartë dhe të arrish sukses të jashtëzakonshëm.

Vasil Naçi dhe një skuadër ekspertësh, nga më të mirët në fushat e tyre, do të ndajnë dijet dhe praktikat që kanë përfituar dhe implementuar për vite me rradhë përvojë që mund ta përdorësh për rritjen eksponenciale që synon.

Nëse implementon gjithçka që do të mësosh aty, mund të rritësh biznesin tënd nga 30 në 300% që vitin e parë.

REGJISTROHU TANI NË KËTË LINK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0