ÇOJE BIZNESIN TËND DREJT NIVELEVE MË TË LARTA
...“Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

Vepro TANI

countdown
00 Years 00 Months 00 Weeks 00 Days 00 Hours 00 Minutes 00 Seconds

NJIHU ME SEKRETET E “MJESHTËRO BIZNESIN”

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.
Gjatë katër ditëve të “Mjeshtëro Biznesin”, Vasil Naçi dhe skuadra e tij e ekspertëve, do të fokusohen në mënyrën e ndërtimit të kulturës, strategjive, sistemeve dhe burimeve e praktivave më të mira për sukses afatgjatë.

Pavarësisht nëse biznesi yt është i ri ose prej vitesh, i madh ose i vogël, lokal ose global, nëse shet produkte, shërbimeve apo ide, ekzistojnë një seri parimesh dhe strategjish që duhen kuptuar, mjeshtëruar e zbatuar që ta çojë biznesin në një nivel më të lartë. Ky program do të shërbejë për t’ju fuqizuar me mendësinë, aftësitë, taktikat, sistemet dhe mjetet që sigurojnë sukses të qëndrueshëm.
TI MUND TA MJESHTËROSH BIZNESIN NË NJË NIVEL MË TË LARTË SUKSESI.

SKUADRA JONË E EKSPERTËVE

Ne po sjellim ekskluzivisht për ju një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.

Vasil Naçi - Folësi kryesor

Vasil Naçi është një sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, trajnues dhe filantrop. Ai investon vazhdimisht në zhvillimin e vetes dhe kontribuon parreshtur për komunitetin.

Prof. Dr. Sherif Bundo
Financa & Fuqia e analizave financiare

Doktor i shkencave prej vitit 1991 dhe Profesor prej vitit 1999. Autor librash dhe trajnues rreth temave ekonomike. Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.

Dr. Juliana Goga-Cooke
Inovacioni Strategjik

CEO e Akademisë Mendimi Krijues dhe Inovacionit
Julia është një akademike, gazetare, sipërmarrëse dhe mendimtare kreative.

Dritan Mezini
Transformimi Dixhital

Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com.

Dr. Alma Bici
Marketingu & Brandi

Dr. Alma Bici është Drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Agna Group. Si eksperte marketingu, ajo ka më shumë se 17 vjet eksperiencë në biznes dhe 14 vjet experiencë në botën akademike.

Arti Marko
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj

Drejtor Komercial i Agna Group
Si Drejtor Komercial i Agna Group dhe njohës shumë i mirë i botës së shitjeve, Arti sjell një përvojë mbi 20 25 vjeçare që nga shitja dhe menaxhimi i brandeve, zbulimin, studimi i tregjeve dhe negociatat strategjike, tek drejtimi i divizioneve dhe kompanive të ndryshme në industrinë e produkteve të konsumit të shpejtë.

MËSO DHE ZHVILLOHU EKSPONENCIALISHT​

Njihu me praktikat më të mira falë të cilave mund të dallosh problemet ende të pazgjidhura, sfidat apo tendencat me të cilat përballet biznesi yt. Duke mjeshtëruar aftësinë e këqyrjes së biznesit përmes një prizmi më strategjik, do të zbulosh cilat janë prioritetet më urgjente dhe cfarë duhet të bësh që të përshpejtosh suksesin.

FUQIZO IDENTITETIN TËND

E ardhmja skalitet nga veprimet dhe identiteti yt aktual, e jo nga dëshirat e tua. Zbulimi, fuqizimi dhe përkujdesja për avantazhin tënd konkurrues është përcaktues në rrugëtimin drejt sukseseve të së ardhmes.

ZBULO SISTEMET MË EFIKASE

Biznesi është si një organizëm i gjallë ku mirëfunksionimi i çdo pjesë të tij është vendimtar për mbijetesën e deri tek lulëzimi i tij. Që kjo të ndodhë, krijimi dhe zhvillimi i sistemeve që garantojnë mjedis të shëndetshëm dhe nxitës për rritje është domosdoshmëri.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm katër ditë. Kjo është një mundësi që NUK DUHET HUMBUR!
JEPI NJË SHTYSË EKSPONENCIALE BIZNESIT TËND!
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mjeshtëro Biznesin 2021