Mira Murati CEO e përkohshme tek OpenAI? - Business Magazine Albania

Mira Murati CEO e përkohshme tek OpenAI?

Shefja e teknologjisë, Mira Murati është emëruar CEO e përkohshme e OpenAI. Shqiptarja ka marr drejtimin e kësaj kompanie pas largimit të Sam Altmanit.

Bordi i drejtorëve të OpenAI, Inc., që vepron si organ i përgjithshëm udhëheqës i gjitha aktiviteteve të OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe nga bordi i drejtorëve.

Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt të menjëhershëm. Procesi i kërkimit është duke u zhvilluar për të identifikuar pasardhësin e përhershëm”, njoftoi kompania.

Mira është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI prej  pesë vitesh dhe ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të AI.

Lexo edhe:Pse kompania ChatGPT e shkarkoi njeriun që e themeloi vetë atë?

Ajo sjell një grup aftësish unike, të kuptuarit e vlerave, operacioneve dhe biznesit të kompanisë dhe tashmë drejton funksionet e kërkimit, produktit dhe sigurisë së kompanisë. Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë në të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol ndërkohë që kompania po kërkon një CEO të përhershëm”, thotë kompania.

OpenAI u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me misionin kryesor për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojnë të gjithë njerëzit.

Në vitin 2019, OpenAI u ristrukturua për të siguruar që kompania të mund të rriste kapitalin në ndjekje të këtij misioni, duke ruajtur misionin, qeverisjen dhe mbikëqyrjen e organizatës jofitimprurëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0