Ministrja Bilali: Automotive Fair Albania një mundësi për të diskutuar risitë dhe sfidat - Business Magazine Albania

Ministrja Bilali: Automotive Fair Albania një mundësi për të diskutuar risitë dhe sfidat

Automotive Fair Albania

Një panair kushtuar industrisë së automobilave, bashkon aktorë që do të studionjë, vlerësojnë dhe ndërveprojnë në këtë sektor. Një fushë me zhvillime dinamike mes uljes së ndotjes së ambientit, uljes së kostove, kalimit nga burime me lëndë djegëse në automjetet elektrike. Sfidat dhe mundësitë do të prezantohen në Automotiv Fair Albania. Ne kemi zhvilluar një intervistë me zonjën Bilalit.

Znj. Bilali, çfarë është “Automotive Fair Albania”?

Automotive Fair Albania është takimi i shumëpritur i industrinë së automjeteve, ku u jepet një mundësi unike të shkëmbimit të eksperiencave, rrjetëzimit dhe bashkëpunimeve të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtare që vjen në momentin e duhur për vendin tonë. Mundësi ekskluzive që nuk mbaron brenda stendave të ekspozimit, por shtrihen edhe në hapësira të veçanta.

Kur nis dhe nga kush organizohet ky panair?

Ky është edicioni i parë i panairit të automotivëve në Shqipëri, i cili do të zhvillohet në datat 17, 18 dhe 19 qershor 2022, në “Expocity Tirana”, pranë Vorës, dhe vjen në bashkëpunim mes Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky panair do të shërbejë si një urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit.

Cili është misioni i këtij panairi?

Automotive Fair Albania, ka si mision kryesor promovimin dhe zhvillimin e sektorit automotiv në rajon, drejt orientimit të fjalës së fundit të teknologjisë inovative dhe miqësore ndaj mjedisit, si dhe promovimin dhe kultivimin e pasionit mbi kulturën e automotivëve. Panairi do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të inovacionit, zbatimit të shërbimeve të reja dhe zgjidhjeve digjitale në vend.

Lexo: Bilali: Kanë aplikuar 400 startup-e për pasaportën e startup-it. Aplikimi për pasaportë deri me 3 qershor

Kush do të jenë pjesë e panairit “Automotive Fair Albania”?

Në këto tre ditë do të shoqërohemi nga aktivitete të ndryshme, ku nuk do të mungojë rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë sot në tregjet tonë. Do të jenë 50 pjesëmarrës, të cilët janë në përgatitjet e fundit për prezantimin e asaj çfarë do të ofrojnë, ku sipas kategorive të pjesëmarrësve, ndër to po veçoj: Ekspozim mjetesh nga kompani dhe koncesionarë automjetesh; mjeteve green dhe elektrike, por dhe sipërmarrësit e rinj. Gjithashtu mjetet rrugore të kontrollit inteligjent; prodhues aksesorësh, kompani për mirëmbajtjen e mjeteve me pajisje inovatore, si dhe aplikacione mobile për makinë, aksesorë audio, video, etj.

Çfarë do të ketë tjetër për vizitorët e zakonshëm që nuk janë thjesht të apasionuar me botën e automotivëve?

Vizitorët e të gjitha brezave, do t’i ftoja t’i bashkohen në një nga tre ditët e panairit në hapësirat, ku prezantohen koleksioni i mjeteve historike RETRO, muzeu i pasionit automotiv si dhe sektori i artizanëve. Një hapësirë tjetër do të jetë promovimi i sigurisë rrugore, që përfshin edukimin për fëmijët dhe të rinjtë, ku do të nxisja praninë e sa më shumë prej tyre. Nuk do të mungojnë shkolla profesionale pika e parë e përgatitjes dhe e referimit e të rinjve për tregun automotiv. Ndërkohë që do të prezantohen infrastruktura rrugore dhe institucione shtetërore, si dhe punishtja e targave Suvenir, që do t’u shërbej vizitorëve të marrin një kujtim nga vizita në panairin e parë të rrotakëve. Ky panair është një mundësi unike dhe shumë e pritur nga entuziastët për të parë pilot amatorë dhe pro nga disiplina të ndryshme, ku nuk mund të mungojë muzika, argëtimi dhe aktivitete motor-sport.

Do të ketë mundësi ndërvepruese me vizitorët në panair?

Panairi në vetvete është një mundësia ndërveprimi, që shtrihen edhe në hapësira të veçanta, siç janë: ëorkshop-et, dëgjesa dhe si organizime e të pandërprera për gjatë tre ditëve. Ëorkshop-et dhe dëgjesa, që do të përqendrohen në orientime dhe lehtësira, takime me ekspertë të fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, si dhe prezantime biznesesh dhe projektesh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0