Ministria e Shëndetësisë: Disa mënyra sesi të përballemi me stresin në këtë kohë pandemie

Ministria e Shëndetësisë: Disa mënyra sesi të përballemi me stresin në këtë kohë pandemie


Gjatë ditëve të karantinës nga Covid-19, stresi është i pranishëm tek të gjithë ne. Më poshtë do të njiheni me disa mënyra si të përballeni me stresin, sipas Ministrisë së Shëndetësisë:

Lexo: Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10

  • Komunikoni me miqtë dhe familjarët:

Është normale të ndihet shqetësim, konfuzion apo frikë në një situatë të tillë. Bisedat me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë do t’iu ndihmojnë. Kontaktoni miqtë dhe familjarët.

  • Kontrolloni burimet e informacionit:

Ndërgjegjësohuni që jo gjithçka që dëgjoni lidhur me virusin mund të jetë e vërtetë. Referojuni burimeve serioze të informacionit, të tilla si: Organizata Botërore e Shëndetit dhe agjencitë zyrtare të shëndetit.

  • Kufizoni shqetësimin dhe axhitimin:

Shqetësimi dhe axhetimi mund të vijnë nga materialet stresuese në media, duke ulur kohën që ju edhe familjarët tuaj shpenzoni në materiale mediatike, të perseptuara si shqetësuese.

Lexo: Wallpaper-i i cili parandalon përhapjen e Covid-19 në telefonin tuaj

  • Menaxhoni situatat e vështira:

Përcaktoni aftësitë që keni përdorur në të shkuarën për menaxhimin e situatave të vështira dhe përdorini ato për menaxhimin e emocioneve gjatë situatës aktuale.

  • Ruani një stil jetese të shëndetshme:

Nëse ju duhet të qëndroni në shtëpi ruani një stil jetese të shëndetshme, përfshirë dietën e përshtatshem, gjumin, aktivitetin fizik dhe kontaktet sociale nëpërmjet internetit apo telefonit.

Lexo: Ministria e Jashtme: Javën e ardhme do të nisin misionet e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve

  • Menaxhoni emocionet në mënyrë të shëndetshme:

Nëse ndjeheni të mbizotëruar nga situate, këshillohuni me një specialist. Përgatisni një plan se ku do të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për shëndetin fizik dhe atë mendor, nëse do të jetë e nevojshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0