Wallpaper-i i cili parandalon përhapjen e Covid-19 në telefonin tuaj

Wallpaper-i i cili parandalon përhapjen e Covid-19 në telefonin tuaj


Mjeti ku mbështeteni më shumë, për të mbajtur kontakte me familjet tuaj, miqtë dhe lajmet për atë që po ndodh në botë, mund të jetë gjithashtu burimi më i keq i infektimit me Covid-19. Pa dyshim, përdoruesi tipik i celularit përdor telefonin rreth 80 herë çdo ditë dhe prek ekranin 2,617 herë, sipas Apple dhe një studimi nga firma kërkimore Dscout ,publikuar në Business Insider.

Lexo: Covid Symptom Tracker: Aplikacioni më i shkarkuar që gjurmon simptomat e Covid-19

Kjo do të thotë ka 80 shanse më shumë për t’u infektuar nga Covid-19.

Për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë të vërtetë tronditëse dhe për t’i mbajtur njerëzit të sigurt, një ekip krijues me qendër në Londër, i përbërë nga Renato Tata dhe Stefania Esposito, kanë krijuar një seri Wallpapers të përkohshme të quajtur #AntiCovid19Screensaver që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ose të paktën, të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“me fokus krijimin ne e ndjemë si përgjegjësi të bëjmë atë që mundemi për të ndikuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19.” – u shpreh Renato Tata

Për t’i shkarkuar ato klikoni KËTU

Sa herë që prekni ekranin, shqetësimi ju prezantohet me fjalë, duke shërbyer kështu edhe si një rikujtesë për të larë duart tuaja dhe për të dezinfektuar ekranin e telefonit tuaj. Për këtë arsye larja e duarve tuaja vjen në fillim,  më pas prekja e telefonit.

Ideja u lançua për herë të parë në Instagram. Duke përdorur Instagram Stories, Renato dhe Stefania ftuan miqtë e tyre të provonin këtë eksperiment. Duke bërë thjesht një screenshot nga ekrani, të gjithë mund të kopjonin dhe vendsnin #AntiCovid19Screensaver si një wallpaper rikujtues në pajisjet e tyre.

“Të themi të drejtën nuk e prisnim një reagim të këtyre përmasave. Por jemi të lumtur që njerëzit e pëlqejnë dhe është diçka që e përdorin” – tregon Stefania Esposito.

Shumë shpejt, gjatë javës, #AntiCovid19Screensaver filloi të përhapet në mediat sociale dhe deri më tani komuniteti e ka mbështetur idenë.

Lexo: Webinar: Biznes në kohën e Koronavirusit

Kjo është jo vetëm kreative, por edhe një zgjidhje e thjeshtë dhe e dobishme për diçka kaq të rëndësishme për të gjithë ne këto ditë. Qëllimi i vetëm është që njerëzit ta përdorin atë dhe të shpërndajnë #AntiCovid19Screensaver në vend të virusit.

Ia vlen të përmendet se në më pak se një javë nga lançimi i tij, ky projekt është publikuar në mediat e mirënjohura ndërkombëtare me fokus reklamat, kreativitetin dhe PR, si  Ad Age (US), Little Black Book (UK),
Clube De Criacao (Brazil), Ads of the World, rrjeti global i WPP dhe shumë të tjerë.

Website: https://www.anticovid19screensaver.com/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0