Ministri Haxhinasto prezanton marrëveshjen me TIA në Komisionin e Ekonomisë - Business Magazine Albania

Ministri Haxhinasto prezanton marrëveshjen me TIA në Komisionin e Ekonomisë


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, marrëveshjen me konçesionarin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, për heqjen e ekskluzivitetit. Haxhinasto tha se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim në buxhetin e shtetit. Ministri theksoi se pas kësaj kontrate, i hapet rruga vënies në punë të aeroportit të Kuksit, ku do të operojnë kompanitë e fluturimeve “low cost”, nga të cilat ka patur një interes në rritje. Haxhinasto tha se kjo marrëveshje, lejon edhe ndërtimin e aeroporteve të tjerë në Jug të vendit, duke liberalizuar tregun. Nga hapja e aeroportit të Kuksit do të ketë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në drejtim të punësimit.

Fjala e plotë

Ky është procesi i dytë që zhvillojmë mbas një procesi të nisur në vitin 2008, i cili nuk përfundoi, ndonëse kushtet e rritjes së aeroportit të Rinasit në nivelin e pasagjerëve dhe të të ardhurave ishin shumë më tepër të përshtatshme, sesa momenti kur ne filluam negociatat në vitin 2014. Pavarësisht prej kësaj ministria e Ekonomisë, Ministria e Transporteve sigurisht duke u autorizuar në mënyrë ligjore edhe nga Këshilli Ministrave edhe nga forume të tjera të rëndësishme të vendimmarrjes ekonomike të vendit, e filluam negociatën duke vendosur një përqasje krejtësisht të re për arritjen e një objektivi për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit. Pse ishte në vlerësimin tonë e domosdoshme që të ndërmerrej një hap i tillë? Ne shikonim se Shqipërisë i mungonin disa segmente të rëndësishme të tregut të aviacionit civil, të transportit ajror veçanërisht segmenti “low cost” dhe turistik, të cilët në Europë njohin në nivele shumë të larta rritje, aktualisht një mesatare prej 14%.

Ndërkohë që në Shqipëri segmenti premium (aeroporti TIA) ishte rritur në nivele shumë më të larta se mesatarja Europiane, e përsëris si niveli i pasagjerëve ashtu edhe niveli i rritjes se të ardhurave të aeroportit të Rinasit. Kulmi ka qënë në vitin 2011, pas viteve të para sigurisht viteve 2005-2007 që ishin respektivisht 20.7% dhe 22.04% , viti 2011 ishte 18.44 % dhe pas këtij viti % e rritjes ra në minus 8.3%. Vazhdimi i negociatave të filluara në Tetor 2008, do të zhvillohej në një trend rritje jo të zakonshëm të të ardhurave, dhe volumit të pasagjerëve dhe sigurisht do ishte një kontekst shumë i favorshëm për negociatat. Pavarësisht prej kësaj, ne ishim të gjithë të ndërgjegjshëm për sfidat që përbënte tregu për aviacionin civil, të ndërgjegjshëm për nivelin e lartë të biletave për qytetarët, të vetёdijshëm për nivelin e konkurrueshmërisë të aeroportit të Rinasit. Po ashtu ishim të vetëdijshëm edhe për situatën e Shqipërisë, të tregut të saj, të volumit që përfaqësonte tregu i aviacionit civil krahasuar me vendet fqinje, pasi të dhënat janë vërtet shumë shqetësuese. Një krahasim i thjeshtë me disa nga vendet e rajonit, tregon që Shqipëria është në fund të listës për sa i takon numrit të popullsisë dhe pasagjerëve që udhëtojnë, në raport me Greqinë jemi 1 me 6 . Pra nëqoftëse në Shqipëri 1 pasagjer udhëton 1 herë, në Greqi ky pasagjer udhëton 6 herë, shikoni çfarë raporti jo i zakonshëm.

Duke pasur parasysh që çështja e ekskluzivitetit nuk mund të trajtohej me përqasje ligjore, kemi adoptuar një përqasje tjetër, që ishte përqasje ekonomike dhe në themel të kësaj përqasje ndodhet parimi që aeroporti i Rinasit, do të kompensohej për të gjithë vlerën që do të reduktohej e ardhura e saj, nëpërmjet hapjes së aeroporteve të tjera në këtë vend, duke filluar me aeroportin e Kukësit, dhe duke vazhduar me aeroportet e tjera të vendit. Sigurisht në llogaritjet tona, ne morëm në konsideratë të gjithë këto elementë, strukturën e pasagjerëve në Shqipëri, ku rreth 35% janë të huaj dhe nuk janë të ndjeshëm ndaj çmimit të biletave. Kurse pjesa tjetër prej 65% janë shqiptarë, dhe ka një ndjeshmëri në masën 40% të saj, që do të thotë që pjesa që mund të prekte të ardhurat e aeroportit të Rinasit të ishte 25% e tij. Bazuar në këto llogaritje, sipas kalkulimeve shumë serioze, sipas modeleve tashmë të miratuara, të aprovuara dhe të çertifikuara ndërkombëtare, ne bëmë llogaritjet tona duke konkluduar se do të ishte një kohëzgjatje optimale e periudhës konçesionare, 2 vjeçare për aeroportin e Kukësit. Sigurisht që gjatë procesit të negociatave, ne qëllimin e kishim për ta hequr të drejtën ekskluzive për të gjithë territorin e vendit, por jo pa rezistencë nga ana e konçesionarit. Kështu që duke iu përmbajtur një logjike ekonomike të mirëfilltë, por theksoj këtu që vlerësimi i përfitimeve në gjykimin tonë shkon shumë përtej këtyre efekteve, që vijnë nga hapja e aeroporteve, llogaritëm që efekti i hapjes së të gjithë aeroporteve të tjerë në vend do të reflektohej në një periudhë prej 5 vite zgjatje.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0