Millenials zgjedhin punën dhe arsimin, jo më martesën dhe fëmijët - Business Magazine Albania

Millenials zgjedhin punën dhe arsimin, jo më martesën dhe fëmijët


Millennials në Shtetet e Bashkuara kanë një grup vlerash të ndryshme në lidhje me temat sociale dhe ekonomike sesa gjeneratat para tyre, sipas një raporti të ri nga Census Bureau të SHBA.

Raporti krahasoi të dhënat për marrëdhëniet, arsimin dhe arritjet ekonomike të amerikanëve modernë të moshës 18-34 vjeç me ato të të njëjtit grupmoshë në vitin 1975.

“Çfarë duket qartë është se sot të rinjtë duken ndryshe nga gjeneratat e mëparshme në pothuajse çdo aspekt: ​​në edukimin që kanë, përvojat e tyre të punës, kur fillojnë një familje dhe madje edhe me jetën që bëjnë,” thuhet në raport. “Nuk është për t’u habitur që kur prindërit kujtojnë histori nga rinia e tyre, ata po kujtojnë se sa të ndryshme ishin përvojat e tyre.”

Lexoni: Përtej shpërblimeve dhe përfitimeve: Çfarë e bën një kompani vërtet të mirë?

Shumica e të rinjve tani besojnë se arsimi dhe arritjet ekonomike janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e moshës madhore dhe më shumë se gjysma, 55%, besojnë se martesa dhe të kesh fëmijë nuk është shumë aq e rëndësishme.

Ky mentalitet ndryshon nga vlerat e 40 viteve më parë. Në vitin 1975, 8 në 10 persona martoheshin në kohën kur mbushnin 30 vjeç. Tani, 8 në 10 persona martohen në kohën kur mbushin 45 vjeç.

Edhe femrat e reja, sipas të dhënave po ndjekin të njëjtën rrugë. Në 40 vitet e fundit, femrat kanë arritur “përfitime të konsiderueshme ekonomike” dhe përparojnë me punësimin, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj kanë pësuar rënie. Vetëm 14% e femrave të reja moderne janë shtëpiake në ditët e sotme, krahasuar me 43% të tyre në vitin 1975.

burimi: TIME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0