Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Miliarderi

Charles “Chuck” Feeney, 89 vjeç, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i gjigandit me pakicë Duty Free Shoppers, i ka dhënë për bamirësi të gjitha paratë e tij. Atij nuk i ka mbetur asgjë dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

Feeney e themeloi Duty Free Shoppers me Robert Miller në vitin 1960 dhe grumbulloi miliarda para, ndërkohë që jetonte duke kursyer jashtëzakonisht shumë, në një apartament modest në San Francisco. Në një artikull të Forbes, Feeney cilësohet si James Bond i Filantropisë, për shkak të bamirësive të tij sekrete.

“Kemi mësuar shumë. Do të donim të bënim gjërat ndryshe, por jam i kënaqur. Më vjen mirë që e plotësova këtë qëllim timin teksa jam gjallë. Falenderoj të gjithë ata që iu bashkuan udhëtimin tim. Dhe për ata që më pyesin për filozofinë time ‘Jep sa je gjallë’: Provojeni, do t’ju pëlqejë.” – tha ai për Forbes.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën përmes fondacionit të tij, Filantropitë e Atlantikut. Shumica e bamirësive janë dhënë në mënyrë anonime.

Bujaria dhe investimet e tij të shumta ndikuan Bill Gates dhe Warren Buffett për të filluar Giving Pledge në vitin 2010 – një fushatë që ka për qëllim të bindë njerëzit më të pasur për të dhënë të paktën gjysmën e pasurisë para vdekjes.

Feeney dhuroi shuma të majme parash, si për shembull 270 milionë dollarë për modernizimin e kujdesit shëndetësor në Vietnam, 3.7 miliardë shkuan për arsimin, më shumë se 870 milionë për të drejtat e njeriut dhe ndryshimet shoqërore, 62 milionë për grante për heqjen e dënimin me vdekje në SHBA, 76 milionë për fushatat bazë për Obamacare (ligj i miratuar që i siguron të gjithë amerikanëve të kenë akses te sigurimet shëndetësore), 700 milionë për shëndetin, 176 milionë për Institutit Global të Shëndetit të Trurit në Universitetin e Kalifornisë etj.

Më 14 shtator të këtij viti, Feeney përfundoi misionin e tij prej katër dekadash dhe nënshkroi dokumentet për të mbyllur Filantropitë e Atlantikut.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0