Suela Bala, filantropja që dërgoi bibliotekën në fshatra - Business Magazine Albania

Suela Bala, filantropja që dërgoi bibliotekën në fshatra


 

Dashuria për librin dhe nismat që mori në këtë drejtim e kanë futur Suela Balën mes filantropëve shqiptarë. Asaj iu dha këtë vit çmimi i Filantropisë për Individin, nga Partnerët Shqipëri. Motivacioni ishte, “Për mbështetjen e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave edukuese dhe kulturore, e veçanerisht si nismëtare e nismës “Bibkioteka Lëvizëse”, në Lezhë.

Kur nisi punën në Bibliotekën e Lezhës, studioi në fillim shkollat. Nga 40 prej tyre në të gjithë rajonin, vetëm 7 ishin në qytet. Suela Bala e kuptoi se pjesa më e madhe e lexuesve të vegjël nuk kishin akses tek libri. Ndaj vendoset në kërkim të një zgjidhjeje.

Biblioteka e lëvizshme, falë nismës së saj dhe mbështetjes që pati, u bë shpejt shembulli frymëzues. Nga biblioteka shëtitëse, një praktikë unike në Shqipëri, në vetëm dy vite, u lexuan mbi 200 mijë libra, te mbi 2000 fëmijë.

Lexo: Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019

Bashkë me kolegët e saj Suela vendos të angazhojë komunitetin, të dhurojë libra për fëmijë. Bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare mundëson që biblioteka të shkojë nëpër fshatra. Krahas shfletimit të librit, fëmijët do të miqësoheshin në distancë me dhuruesit e librave, emrat e të cilëve ishin në kopertinë.

Që me shpërndarjet e para Suela shikon etjen e fëmijëve për të lexuar. Mbërritja e librit në fshat ishte një ngjarje për ta.

Me buzëqeshje në fytyrë e dhembshuri në zemër, Suela shijon momentet e hapjes së menjëhershme të librit nga fëmijët në zonat më të izoluara të Lezhës. Kjo nismë e Suelës, mori vëmendje mbarë kombëtare. Ndaj më vonë, Suela bëhet pjesë e lëvizjes kombëtare, “Takim me Librin”.

Një takim që nis në shkolla, qendra për fëmijë, teatro, në ditë jave, por edhe në fundjava.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0