Gjiganti i rrjeteve sociale, “Meta” tha se do të kërkojë lejen e qytetarwve të Bashkimit Europian për përdorimin e të dhënave të tyre gjatë reklamave në mediat sociale.
“Meta” tha se ndryshimet synojnë të adresojnë kërkesat e rregullatorëve pas pakënaqësive të raportuara nga Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së.
Në janar, rregullatorët evropianë hodhën poshtë bazën ligjore që përdorej, duke argumentuar se “Meta” i ka përdorur për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve gjatë reklamave.
Aktualisht, personat që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë leje, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.
“Meta” dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE gjatë viteve të fundit, lidhur me rregullat strikte për privatësinë e të dhënave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.