Mërgim Cahani: HAJDE TE NE të punojmë bashkë dhe t’i japim zgjidhje problemit - Business Magazine Albania

Mërgim Cahani: HAJDE TE NE të punojmë bashkë dhe t’i japim zgjidhje problemit


Motorri i kërkimit shqiptar, Gjirafa sapo ka lançuar një inkubator për startup-e e quajtur Gjirafa Lab, e cila ka për qëllim të ofrojë burime dhe qasje në treg për sipërmarrësit e internetit, të cilët janë në kërkim të krijimit të zgjidhjeve për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjirafa Lab është ndërtuar nga Gjirafa, Inc me mbështetjen e “Startup Yard” dhe “Rockaway Capital” dhe e asistuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllim të ndërtimit të ekonomisë së internetit në Kosovë dhe rajon. Sipërmarrësit do të kenë një mundësi për të transformuar idetë e teknologjisë / produkteve të tyre në biznese të suksesshme online dhe zgjidhjen e problemeve reale për shoqërinë.

Kriteret e përzgjedhjes në faqen e internetit tregojnë se startup-et do të përzgjidhen në bazë të tregut të synuar (suke synuar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe rajon), ekipit, ndikimit të ekonomisë në internet, tregut, teknologjisë, etj, ndërsa startup-eve të përzgjedhura do t’u ofrohet një hapësirë për të zhvilluar më tej idenë e tyre dhe mentorim, edhe pse mentorët nuk janë bërë publikë ende.

Business Magazine pati rastin të merrte në intervistë dhe të pyeste më shumë mbi këtë risi, themeluesin e Gjirafa.com, Mërgim Cahani.

BM: Përshëndetje Mërgim!

M: Përshëndetje Gerti!

BM: Faleminderit për ftesën këtu te zyrat e Gjirafa.com.

M: Është kënaqësi me ju pas.

BM: Unë erdha me kënaqësi, sepse ishte një event që lançoi GjirafaLab. Çfarë është realisht GjirafaLab?

M: Fillimisht është kënaqësi që jeni këtu dhe të qenurit pjesë e revistës suaj. GjirafaLab është një Startup factory apo një fabrikë e cila ndihmon prodhimin e ideve dhe startup-eve të rinj. GjirafaLab ofron hapësirë për të punuar, rrjetëzim dhe mbi të gjitha ajo që ka nevojë tregu jonë është qasje në fonde. Për të cilat ne kemi krijuar një fond dhe me partnerët tanë, i kemi krijuar ato që të investojmë në vitin 2017 në disa startup-e në Kosovë po gjithashtu dhe në Shqipëri.

BM: Kushtet për të punuar do t’ua ofroni këtu te zyrat e Gjirafës apo keni marrë një hapësirë tjetër?

M: Janë 4 kategori të startupeve të cilët mund të aplikojnë. Sipas kategorisë në të cilën vendosen atëherë gjykohet a do të vijnë në Prishtinë, në zyrën në Tiranë apo do të punojnë në lokacionet e veta. Për shembull, nëse një startup ekziston, ka klientë, gjeneron, pra është i lançuar, është i qëndrueshëm në një formë apo tjetër, por i nevojtet një investim për t’u rritur më shpejt, atëherë aty bëjmë investim direkt si minorityholders dhe ata vazhdojnë punën aty ku janë.

Nëse ata mendojmë se ne mund t’i ndihmojmë me diçka, qoftë nga pjesa e ekipit, qoftë nga aspekti i produkteve për marketing apo diçka tjetër ne i ndihmojmë. Në këtë rol të veçantë ne jemi vetëm një investitor financiar. Ka startup-e të cilët diku mund të ketë një ide por nuk ka ekip, apo punon me orar të plotë diku tjetëre dhe këto raste do t’i mbështesim, por këto raste janë pak më të veçanta pasi vijnë, sepse të gjithë rriskun e marrim ne.

Ai apo ajo kur të bashkangjitet në ekipin tonë do të ketë një fond për të udhëhequr, normal nëse përmbushen kriteret dhe na pëlqen ideja.

mergim-cahani-hajde-te-ne-te-punojme-bashke-dhe-ti-japim-zgjidhje-problemit-businessmag

Ata duhet të paraqiten ose këtu ose në zyrën në Tiranë, po ndoshta edhe këtu sidomos në hapat e parë të zhvllimit sepse ne kemi krijuar një staf me eksperiencë të duhur në këtë fushë, si në aspektin teknik, të zhvillimit të biznesit të shitjes apo dhe pjesa operacionale. Kështu që, varet nga rasti në rast dhe nuk jemi të fokusuar vetëm në startup-et që janë të lançuara, mund të fokusohemi diku dhe në një ide të vetme.

Në fakt, njëra prej kategorive është kur ne vendosim një sfidë, ky është problem.

BM: Kategoritë janë lançuar online? Si do të funksionojë konkretisht?

M: Ne do t’i ndajmë këto kategori në varësi të aplikacionit. Aplikacioni është online në GjirafaLab.com. Pasi të përmbushet aplikacioni ka shumë kritere të ndryshme që pyesim. Në bazë të atyre kritereve ne i vendosim në buckets (xhepa). Nëse e kalojnë fazën e parë thirren në intervistë apo në Pitch Session dhe në varësi të diskutimit dhe detajeve futen në kategori të veçanta. Arsyeja është shumë e thjeshtë, janë disa kritere për vendosjen e kategorisë por shumica e tyre është e vështirë të kuptohen vetëm në letër.

Duhen takime dy-tri herë, pastaj të vendosen së bashku, normalisht duke punuar gjatë gjithë kohës së bashku, duke negociuar dhe duke parë se cila është forma më e mirë për t’a bërë këtë punë.

BM: Ju e njihni pak a shumë tregun apo ekosistemin. Mendoni se do të ketë aplikime të shumta?

M: Unë mendoj që do të ketë, sepse ka fonde. Shqipëria është pak më mirë ndërsa Kosova ngec në këtë aspekt për sa i përket fondeve. Mirëpo megjithatë nuk ka ndonjë vend që është kaq i thjeshtë për të aplikuar. Pra, ne mendojmë që një kompani e cila është e mirë, nuk rrimë duke kërkuar plane biznesi që ndoshta janë 30-40 faqe. Prandaj do t’a marrim qasjen se si ne e kemi kaluar në proçes, për të kuptuar se si ne duam t’a ekzekutojmë.

Këtu po tregoj disa eksperienca të Gjirafës:

Njëri prej investimeve tona është përfituar ende pa u lançuar. Kemi qenë duke ngrënë mëngjes me një investitor amerikan, brenda 25 minutave u vendos dhe brenda dy ditëve kanë kaluar paratë në llogari, është nënshkruar një dokument kontraktual që kemi gjetur si template nga akseleratorë në SiliconValley. Kemi marrë një template nga TechStars, kemi nënshkruar marrëveshjen.

Por nuk mjafton vetëm kaq, duhet projeksioni financiar dhe fokusi primar është viti i parë. Por eksperiencën tonë e përdorim për të qenë më të shkathët në ekzekutimin e kësaj veprimtarie. Unë kam shpresa që me një nga kompanitë këtë vit do të investohet nga fillimi i takimit e deri në përfundim, për më pak se një javë.

BM: Gjërat e mira bëhen shpejt e shpejt … Hekuri rrihet sa është i nxehtë!

M: Gjithsesi rrisku është i madh dhe fondi është pjesa dërrmuese nga të hollat e Gjirafës. Ne asnjëherë nuk kemi qenë një kompani që vetëm se ka fonde gjuan diku përndryshe nuk do të kishim arritur këtu ku jemi, por ne dëshirojmë t’i shohim këto si Smart Money.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

BM: E keni përcaktuar si fond, pra nga të ardhurat e Gjirafës ky fond i caktuar shkon për këtë zhvillim të startup-eve?

M: Po, kështu është menduar.

BM: Analizën për startup-et e bën stafi juaj, apo keni angazhuar ndonjë nga investitorët?

M: Në shumicën e rasteve, themeluesit/et, ekipi apo personi është ai që mban barrën më të madhe. Ne jemi aty për udhëzim, këshillim apo për të ndihmuar procesin. Por ky proces kalon në dy faza: Faza e parë ku do të marrim nga 50 deri në 100 aplikacione, dhe besoj që një pjesë e tyre dërrmuese do të jenë jot ë vlefshme në kuptimin bazë.

Pas tyre në fazën e parë do të jenë një ose dy anëtarë për çdo department të Gjirafës që do të asistojnë proçesin. Për shembull, kemi pasur një apo dy teknikë, programues të aftë që e kuptojnë teknologjinë, kemi patur dhe dikë tjetër nga pjesa administrative duke kuptuar prapavijën e themeluesve dhe e treta do të shihet pjesa e zhvillimit të biznesit dhe potenciali.

Dhe kjo realizohet me 1 ose dy investitorë të huaj. Faza e dytë, është faza kur kalon në intervistë ku përzgjidhet për investim dhe ne mendojmë që mund të arrjmë dhjetë të tillë. Për të arritur në 10 investime ne kemi menduar të përfshijmë mentorët tanë, pra po krijojmë një listë ku një pjesë e tyre janë nga Kosova, Shqipëria po pjesa dërrmuese janë investitorët që kanë bërë investime të shumta në botë

Për shembull një investitor i joni ka 100 investime në startup-e. Kemi menduar të bëjmë një kombinim të investitorëve tanë me të huaj. Investitorët e huaj mund t’a kuptojnë shumë mirë aplikacionin nga aspekti i themeluesve dhe përgatitja e tyre, përvoja dhe edukimi, mirëpor tregu ynë ka nevoja pak më të ndryshme se tregu i huaj. Vlerësimi i një themeluesi/e nuk ka rëndësi me tregun, por me dedikimin, me pasionin për atë punë. Qëllimi jonë është të gjejmë startup-e sa më të mirë.

BM: “Become part of the founder community” (bëhu pjesë e komunitetit të themeluesve/krijuesve) ky është mesazhi GjirafaLab. Pra kushdo që do të bëhet pjesë e këtij komuniteti mund të vijë këtu dhe për fonde dhe për networking (njohje), hapë- sirë dhe bashkëpunim. Lançimi i GjirafaLab është pjesë e një strategjie apo një plan paraprak në një rrugë drejt një objektivi të caktuar?

M: Pyetje shumë e drejtë. Sfida jonë më e madhe është se si të vendosim çfarë projekti të krijojmë dhe çfarë jo. Sfida jonë është studimi i tregut i cili ka nevojë për shumë shërbime online dhe nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur të gjitha ato. Por ne si ekip jemi të uritur për të krijuar diçka. Madje kam parë se dy vitet e fundit kemi krijuar aq shumë produkte që janë një barrë e rëndë për ne për t’i mirëmbajtur dhe perfeksionuar produktet që të jenë të dobishme. Duke parë këtë, e dimë që një nga tiparet kryesore në startup është fokusi edhe pse kjo duket se po del jashtë intuitës.

Ne arritëm në një përfundim: ne nuk mund t’i krijojmë të gjitha. Pra çfarë mund të bëjmë ne? Ne kemi qasje në fonde, si pasojë e fatit, atëherë pse mos t’a ndajmë këtë pjesë me të tjerët?

Rritja e ekosistemit apo ekonomisë së internetit është përfitim për Gjirafën me produktet ekzistuese po përfiton edhe në zhvillimin e shtetit. Prandaj e ndërtuam këtë laborator (lab) për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për t’i ndihmuar të tjerët në qasje të barrierave kryesore për rritjen dhe zhvillimin e një startup-i.

Ne menduam që ky krijim të ishte një vegël, një armë ose më mirë një entitet i veçantë brenda Gjirafës, për shembull nëse dikush vjen me një ide më të mirë për linjën e autobusëve ne e pranojmë. Ai mund të konkurrojë me produktet tona, pra le të jetë një ide që i shton vlerat. Për këtë arsye ne po mendojmë të punojmë me komunitetin (founder community) që të punojmë bashkë, sepse të vetëm nuk mundemi

mergim-cahani-hajde-te-ne-te-punojme-bashke-dhe-ti-japim-zgjidhje-problemit-businessmag

BM: Ju duhet të jeni të fokusuar dhe te konkurset që zhvillohen për të gjetur startup-e të reja. Si e shihni Shqipërinë në këtë drejtim? A i ndiqni të rejat e StartupWeekend, StartupLive e me rradhë?

M: Përsa i përket pjesëmarrjes në evente do të mundohemi të jemi sa më aktiv por pengesa e vetme është koha. Nëse ne nuk marrim pjesë në një event është ose nuk jemi në djeni, ose na ikur mundësia sepse ka qenë çështja e kohës. Në parim ne dëshirojmë, sidomos me GjirafaLab të jemi pjesë në një mënyrë apo një tjetër qoftë si partner, qoftë si pjesëmarrës, qoftë si mbështetës në çdo event që krijohet në Shqipëri.

BM: Startup-et që aplikojnë duhet të kenë në fokus zgjidhjen e problemeve lokale apo edhe atyre globale? Duke parë që kjo është dhe një mangësi për tregun Shqiptar.

M: Njëra prej arsyeve kryesore përse ne e kemi krijuar këtë fond është zgjidhja e problemeve lokale. Nëse dikush që aplikon ka një produkt global nuk do të merret parasysh, mund të jetë produkt lokal me potencial global por kjo nuk i jep atij prioritet.

Kështu që produktet do të jenë të teknologjisë, online, software jo hardware dhe për rajonin tonë. Në GjirafaLab të gjitha këto janë të sqaruara, por zgjidhja lokale është kyçe. Ne duam të ofrojmë shërbime në tregun tonë sepse nëse nuk e bëjmë ne, kush tjetër do t’a bëjë?

Kemi mundësinë e mirë, talentin e duhur për tregun tonë, edhe pse përballemi me ekstreme ose shumë të mirë ose jo të mirë dhe mesatarë kemi pak, besoj.

BM: Dëgjova shpesh të përmendësh “ekonomia e internetit”… mund t’a perifrazosh për mendimin tënd si është kjo ekonomi për rajonin tonë dhe të ardhmen e saj?

 M: Ekonomia e internetit, ose e njohur ndryshe si ekonomia dixhitale – për mua është më e përshtatshme kjo e para – pasi dixhitalizimi dhe interneti nuk janë domosdoshmërisht sinonime të njëri tjetrit.Ti mund të kesh dixhitalizim për një zyrë shumë të mirë apo një sistem ose proçes për një korporatë, por kjo nuk është ekonomi e internetit por dixhitalizim i brendshëm.

Ekonomia e internetit ka të bëjë me sendet kyçe që nevojiten për të ndërtuar këto blloqe ndërtuese që biznese të tjera, kompani të tjera, individë të tjerë të mund të krijojnë aktivitet ekonomik në internet.Kjo do të thotë sistemi i pagesave, infrastruktura e zhvillimit të webe-ve, b-2-b apo enterprise të gjitha këto që nevojiten. Për shembull nëse sot dikush dëshiron të hap një e-commerce, problem i parë është sistemi i pagesave dhe integrimi është shumë i vështirë, ndërkohë që dikujt në SHBA sistemi i integrimit i zgjat më pak se gjysmë ore me Paypal apo diçka tjetër.

Kjo është një pengesë për e-commerce, shumica shesin përmes Facebook apo Instagram sepse shtylla e internetit nuk është zhvilluar në atë nivel që duhet. Ne mendojmë që pa u krijuar infrastruktura e duhur pra infrastruktura e shërbimeve online nuk mund të ketë zhvillim. Për shembull Kosova akoma nuk e ka një domain ndërsa Shqipëria e ka AL dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim por prapë mungojnë sendet bazike që nevojiten për një biznes aktiv ekonomik në internet.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

BM: Pavarsisht se të gjitë aktorët të ekonomisë së internetit po përpiqen në mënyrë individuale t’i kalojnë barrierat, prapë nuk janë ndërtuar “building blocks”. Për t’a mbyllur këtë intervistë shumë informuese, çfarë duhet të presim në të ardhmen e afërt nga Gjirafa?

M: Ne besojmë që GjirafaLab deri në fund të vitit do të ndihmojë të paktën dy startup-e për të kaluar në fazën tjetër, pra laçimi dhe më pas investimet e huaja nga investitorët e rrjetëzimit tonë dhe për mua ky do të ishte një sukses.

Nëse ne mundemi të nxjerrim një kompani me vlerësim 5 deri në 10 milionë në më pak se 12 muaj do të jetë diçka marramendëse. Kjo është pritshmëria jonë goxha e madhe për GjirafaLab. Për sa i përket Gjirafës në përgjithësi, jemi të fokusuar në e-commerce po më shumë po nxisim marketingun online i cili është dhe ka qenë kryesor për ne këto dy vitet e fundit.

Po tregoj sërish një shembull; Unë kam qenë në Dhërmi para dy viteve dhe aty nuk ka hotele shumica janë shtëpi private dhe targeti im këtë vit është që njerëzit nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova madje dhe Diaspora të mund të rezervojnë një shtëpi private online duke parë kushtet e saj në një mënyrë shumë të thjeshtë ndërmjet Gjirafa.biz. Këtu do të fokusohemi më së shumti këtë vit në Shqipëri: Dixhitalizimi dhe rritja e transaksioneve.

BM: Ju urojmë suksese! Faleminderit për intervistën!

https://www.youtube.com/watch?v=v_sH6wBE8uU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0