MediaTIK, forumi i parë kushtuar revolucionit dixhital në media, trajtoi sfidat e gazetarisë shqiptare në teknologji - Business Magazine Albania

MediaTIK, forumi i parë kushtuar revolucionit dixhital në media, trajtoi sfidat e gazetarisë shqiptare në teknologji


Organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Shoqatën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe me mbështetjen e ICTSmedia, kjo Tryezë e Rrumbullakët synon të përcaktojë konceptet themelore.

U mbajt ditën e Premte në ambientet e Hotel Xheko Imperial, tryeza e rrumbullakët MediaTIK, i pari forum në Shqipëri dedikuar revolucionit dixhital në Media.

Jetojmë në epokën e transformimeve dixhitale ku media natyrshëm është prekur thelbësisht si në përmbajtjen e editorialeve ashtu edhe në mënyrat sesi mblidhet dhe shpërndahet lajmi apo informacioni tek qytetari.

Organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Shoqatën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe me mbështetjen e ICTSmedia, kjo Tryezë e Rrumbullakët synon të përcaktojë konceptet themelore, të analizojë faktorët kryesorë ekonomikë, politikë, teknologjikë dhe kulturorë në prodhimet mediatike, të shkëmbeje ide dhe praktika te vlefshme sesi gazetarët mund të përdorin teknologjinë, në mbështetje efikasitetit te tyre në punë, si dhe trendet në zhvillim në këtë fushë.

Kësaj tryeze ju bashkuan Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, Drejtori ekzekutiv i Microsoft Albania Sokol Vladi, drejtuesi i ICTSmedia Kushtrim Shala, përfaqësues të AMA, gazetarë nga media të njohura si RTSH, Gazeta Express, Panorama, Business Magazine, pedagogë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Ndryshe nga koncepti klasik për termin revolucion, ky fenomen në teknologji ngelet një proces i hapur, dhe ne jemi pikërisht në këto sfida dhe pa i njohur sfidat që sjell teknologjia në media ne nuk ja dalim dot në garën globale të informacionit,” tha Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa

“Ky është fillimi i një impakti të lartë në adresimin e sfidave të reja që shoqëria shqiptare ka sot dhe ajo çfarë ne kemi menduar të ndërtojmë është sesi mund të rrisim kapacitet e përdorimit të teknologjisë në fushën e gazetarisë dhe në publikimet e tyre,” u shpreh Drejtori ekzekutiv i Microsoft Albania Sokol Vladi.

E përbërë nga dy sesione ky forum pati të ftuar special virtual Drejtorin e Microsoft për 15 Shteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore Michael Kogeler si dhe trajtoi dy tema kryesore: gazetaria, elaborimi i trendeve, mjeteve dhe teknologjive të fundit në këtë drejtim; fuqia e medias sociale, transformimi nga një gazetar në një influencer.

Lidhur me revolucionin dixhital, përfaqësuesi i ICTSmedia Kushtrim Shala tha se “Konsumatori sot nuk është vetëm para kompjuterit por para telefonit dhe shumë pajisjeve të tjera dhe ai zgjedh se kur e do, ku e do dhe në çfarë forme e do informacionin.“

Në një komunikim përmes Skype Drejtori i Microsoft për 15 Shtete të Evropës Lindore dhe Juglindore, Michael Kogeler cili foli rreth sfidave që përfaqëson sot transformimi dixhital në botë në terësi dhe në media në veçanti.

“Transformimi dixhital nuk do të thotë se puna juaj është në rrezik por do të thotë se kemi nevojë për ndryshim. Sipas disa studimeve media është sektori i dytë i cili kërkon më së shumti transformimin dixhital,” tha Michael Kogeler.

Disa prej sfidave që u shtruan nga ky diskutim i hapur ishin:

  • Mungesa e programeve të trajnimeve të gazetarëve; ndërtimi i një sistemi edukimi për përdorimin e shëndetshëm të teknologjisë nga komuniteti i medias
  • Përdorimi i softuerit dhe teknologjisë së pirateruar dhe problemet që sjell ky fenomen ndikon jashzakonisht shumë punën e përditshme të një gazetari në Shqipëri
  • Nevoja për gazetarë të specializuar për çështjet e teknologjisë, inicimi i programeve për popullatën në lidhje me risitë teknologjike.
  • Ruajtja e të drejtave të autorit në epokën dixhitale

Dy seanca trajnimi të Office 365 dhe Microsoft Sway nga Vlora Ademi dhe Bisera Ristikj rreth mundësive që ofrojnë për organizatat mediatike dhe gazetarët në veçanti.

Takimi u mbyll nga komunikimi përmes Skype me Dragana Vukajloviç dhe Tanja Tatomirovic, të cilat trajtuan temat “Nga Gazetaria në Media Sociale” dhe “Vetëbrandimi dhe Media Sociale”.

Fenomeni i dixhitalizimit po ndodh me një dinamike të lartë është krijuar një nevojë urgjente për një bashkëpunim më të ngushtë të komunitetit të medias me atë të teknologjisë në këtë rrugëtim transformimi për të arritur një përshtatje natyrale me ketë realitet të ri dixhital.

Sot bota shpenzon 14 minuta në ditë duke lexuar gazeta. Një fëmijë në Afrikë me një telefon intelgjent ka më shumë informacion sesa vetë presidenti i SHBA kishte 15 vite më parë, kjo është fuqia e dixhitalizimit të informacionit dhe medias.

“Temë e duhur në kohën e duhur dhe aktivitete të tilla duhet të jenë sa më të shpeshtam sepse teknologjia po ecën por menaxhmenti i subjekteve audio vizive po vuan,” ishte fjalë e  përfaqësuesit të AMA. /ICTSmedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0