McDonald’s do të ndryshojë “Fast Food-et” përgjithmonë - Business Magazine Albania

McDonald’s do të ndryshojë “Fast Food-et” përgjithmonë


Zinxhiri më i madh i restoranteve në botë është duke u përpjekur që të vendosë shprehjen “fast” të kthehet në ushqimet e shpejta.

Shumica e njerëzve e kuptojnë se ushqimi i shpejtë nuk është ushqimi më i shëndetshëmm .

Megjithatë, ata presin që të jetë i shpejtë në shërbim.

Sepse, ju e dini, se kjo është arsyeja pse quhet “fast”.

Shumë zinxhirë si përshembull McDonald’s ka luftuar me shpërndarjen e ngadaltë të ushqimit në vitet e fundit, për shkak se ka shumë artikuj në menu. Por zinxhiri më i madh i restoranteve në botë, i cili i shërben rreth 68 milionë konsumatorëve çdo ditë në 119 vende, po përpiqet t’a ndryshojë këtë.

Për disa muaj, McDonald’s ka testuar atë që quhet “just-for-you experience” (përvojë-vetëm-për-ju). Në 200 restorante në SHBA (dhe më shumë se 2.000 në të gjithë globin), konsumatorët janë në gjendje që të porosisin direkt nga një kioskë vetëshërbimi dhe më pas një punonjës do t’ju sjellë ushqimin direkt në tavolinë.

Të enjten, McDonalds njoftoi se do të zgjerojë shërbimin për të gjithë 14.000 restorantet e saj amerikane.

The Wall Street Journal raporton:

Shefi ekzekutiv i McDonald Steve Easterbrook, duke folur në një McDonald’s në lagjen Tribeca në New York të enjten, tha se kompania ka pritur gjatë që konsumatorët t’i përshtaten modelit të saj të biznesit, pra të porositjes në sportel dhe pastaj të presin për të marrë ushqimin e tyre. Por, ai tha: “Ne do të përshtasim biznesit tonë për klientët.”

“Si një baba me dy fëmijë të vegjël, unë jam konsumator i çdo zinxhiri të fast-foodeve . Gruaja ime dhe unë përpiqemi të shmangim McDonald’s kur është e mundur, por si shumë prindër të tjerë përfundojmë duke shkuar atje. Unë e kam përdorur kioskën e vetëshërbimit dhe më pëlqen shumë: Ato janë të lehtë për t’u përdorur, ulin presionin e të bërit të një zgjedhje me klientë të paduruar pas teje dhe bëjnë një ndryshim të madh në kohën e dorëzimit.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0