Mbështetje për SME-të, ENN-Albania mundësi për të zgjeruar bizneset - Business Magazine Albania

Mbështetje për SME-të, ENN-Albania mundësi për të zgjeruar bizneset


Bizneset e vogla dhe të mesme në vend kanë mundësi të zgjerojnë bashkëpunimin dhe të vendosin kontakte në të gjithë botën përmes Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve.

ENN-Albania e prezantuar nga Instituti Agenda, është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, i cili sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetese të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës, me qëllim mbështetjen e këtyre ndërmarrjeve për të bërë biznes në tregun e përbashkët Europian.

Tetë organizata partnere shqiptare të kordinuara nga Agjencia Shqiptare e Investimeve janë pjesë e këtij rrjeti, i cili ofon një portofol të plotë shërbimesh për biznesin, ku përfshihet dhënia e informacionit, shërbime individuale për kompanitë për të gjetur tregje të reja, legjislacion dhe standard, transferim teknologjie, trajnime, seminare, etj.

 

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0