Më 22 tetor 2023, rikthehet Maratona e Tiranës. Ky është edicioni i 7-të dhe është një nga eventet më të mëdha e më të njohur jo vetëm në kryeqytet, por edhe më gjerë, pasi në të marrin pjesë vrapuesve nga shumë vende të botës.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, maratona e Tiranës, është „gara më unike në qytet, që i bashkon të gjithë“.
“Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link ëëë.tiranamarathon.com. Maratona e Tiranës, gara më unike në qytet, që i bashkon të gjithë”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.
Maratona e Tiranës është një manifestim për një jetesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto