Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë   - Business Magazine Albania

Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë  


Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë do të jetë znj. Luljeta Minxhozi. Ajo u zgjodh në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, pas propozimit të Guvernatorit Gent Sejko.

Pak javë më parë, Këshilli Mbikqyrës u plotësua me miratimin e anëtarëve të rinj të Këshillit, çka bëri të mundur edhe votimin për Zëvendësguvernatorin e Parë. Në fund të vitit të kaluar, u miratuan në Kuvend anëtarët: Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi, Ridvan Bode, Suela Popa, Artan Hoxha dhe Arben Malaj.

Lexo: Banka e Shqipërisë vendos të blejë valutë për të frenuar zhvlerësimin e euros. Norma bazë e interesit ulet në 1%

Me këtë emërim zëvendësohet znj. Elisabeta Gjoni, e cila ishte në këtë pozicion prej 6 vitesh.

Znj. Minxhozi mban titullin Prof.Dr. që nga viti 2011. Në jetëshkrimin e saj, bie në sy karriera e gjatë akademike në fushën ekonomike dhe financiare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0