Lufta tregtare me Kinën, Apple dhe Ford pritet të rrisin çmimet

Lufta tregtare me Kinën, Apple dhe Ford pritet të rrisin çmimet


Presidenti Trump dhe Apple nuk bien dakord.

Të shtunën, presidenti Trump shkroi në Tweet-er se Apple duhet t’i prodhojë produktet e saj në SHBA, në vend të Kinës, në këtë mënyrë kompania do të reduktojë kostot e fabrikimit që vijnë si pasojë e tarifave të reja që Kina po vendos. “Filloni të ndërtoni bimë të reja tani. Emocionuese!” shkruan Trump, duke e quajtur planin e tij për Apple një zgjidhje të thjeshtë. Ky tweet erdhi si përgjigje e letrës së dërguar nga Apple në zyrën qendrore të përfaqësuesve tregtarë të Shteteve të Bashkuara, ku paralajmërohen efektet e dëmshme nga taksat e reja që Kina do të implementojë.

“Shqetësimi ynë ndaj këtyre tarifave është se SHBA do të pësojë një goditje të madhe, dhe kjo do të sjellë një rritje më të vogël për vendin dhe konkurrencën dhe çmime më të larta për konsumatorët tanë,” thuhet në letër. Produktet që do të pësojnë rritje në çmim janë ora Apple, kufjet me wirelees, AirPods dhe kompjuteri Mac Mini. Është hera e parë që Apple publikon në mënyrë të detajuar efektet e konfliktit tregtar në biznesin e saj.

Apple nuk është kompania e parë që Trump targeton në Twitet-er për fabrikimin e jashtëm. Në vitin 2017 ai kritikoi Ford për planin e tij për të prodhuar makina me bateri në Meksikë në vend të Miçigan. “Ford Focus Active mund të ndërtohet dhe në SHBA dhe Ford nuk do të paguajë taksa!” thotë Trump. Ford, i cili kishte anuluar planet për të importuar Focus Active nga Kina një javë më parë për shkak të luftës së vazhdueshme tregtare të SHBA, hodhi poshtë tweet-in e Trump.

“Nuk do të ishte fitimprurëse të ndërtoje Focus Active në SHBA, duke pasur parasysh raportin vjetor të shitjeve të pritshme prej më pak se 50,000 njësi dhe segmentin e tij konkurrues”, tha kompania në një deklaratë. “Ford është krenar që të punësojë më shumë punëtorë amerikanë në orë dhe të ndërtojë më shumë automjete në SHBA sesa çdo prodhues tjetër makinash.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0