Lojrat Olimpike/ I shkoi pranë të artës, Distria Krasniqi merr... - Business Magazine Albania

Lojrat Olimpike/ I shkoi pranë të artës, Distria Krasniqi merr…

Distria Krasniqi ka marrë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit, pasi është mundur në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, e cila rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria zhvilloi një garë të shkëlqyer deri në finale, ku kërkonte medaljen e artë, por gaboi duke u mundur me pikë 1-0 nga xhudistja nga Uzbekistani. Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe e katërta në total. Në Tokio, Kosova mori dy medalje të arta në xhudo me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, ndërsa në Rio 2016 ishte edhe medalja e parë për Majlinda Kelmendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0