LinkedIn rekomandim përdoruesve: Ndryshoni fjalëkalimin - Business Magazine Albania

LinkedIn rekomandim përdoruesve: Ndryshoni fjalëkalimin


Në 2012-n, LinkedIn përjetoi një problem të madh në lidhje më rrjedhjen e të dhënave në të cilat hekerat u menduan se kishin vjedhur fjalëkalimet 6.5 milionë përdoruesve.

Zbulohet se numri ishte më i madh se ajo që u dyshua në fillim.

Sipas një postimi në blog nga LinkedIn, kompania sapo ka mësuar se në fakt ishin vjedhur më shumë se 100 milionë kombinime fjalëkalimesh. Ky numër mund të jetë edhe 117 milionë, sipas pretendimeve të njërit prej hakerave në Motherboard.

Në mënyrë që të mbrojë përdoruesit e saj, LinkedIn, shumë prej atyre që u prekën, u ka dërguar një email se fjalëkalimi i tyre aktual nuk është i vlefshëm dhe i këshillon të rivendosin një tjetër. Kompania gjithashtu u ka sugjeruar njerëzve edhe masa të tjera sigurie për llogaritë e tyre, si për shembull verifikim me 2 hapa, për të vështirësuar aksesin e hakerave.

Pas rrjedhjes së të dhënave në 2012-n, LinkedIn rivendosi fjalëkalimet e mbi 6 milionë përdoruesve, por mesa duket nuk pritej që edhe emailet gjithashtu të ishin vjedhur.

Sipas Motherboard, hakeri i cili vodhi kredencialet e LinkedIn i nxorri për shitje në një treg ilegal në webin “e zi” me një çmim prej 5 bitcoin, të barazvlefshme me rreth 2,200 $. Të gjithë fjalëkalimet u enkriptuan, por njëri nga burimet e Motherboard tha se 90 për qind e fjalëkalimeve u vodhën brenda 3 ditëve.

Për të qënë i sigurtë, LinkedIn të sugjeron që të ndryshosh fjalëkalimin e llogarisë edhe nëse në adresën tënde nuk të ka mbërritur një email me rekomandimin.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0