Ligji i ri dhe taksat e kërkuara nga qeveria - Business Magazine Albania

Ligji i ri dhe taksat e kërkuara nga qeveria

Pas nëntë muaj diskutimesh dhe debatesh, në fund ligji i ri që taton të ardhurat e shqiptarëve është duke kaluar procedurën e miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Po çfarë do të sjellë ky ligj që ka krijuar një debat kaq të ashpër?
Televizioni Shqiptar sjell në mënyrë të detajuar ndryshimet e kërkuara.
Nuk do të ketë ndryshime thelbësore të tatimit mbi të ardhurat për kategori të caktuara të punësuarish. Nuk do të ketë as ndryshim të politikave të caktuara muaj më parë dhe që përfundojnë në vitin 2029.
Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, një nga ligjet më të rëndëishme tatimore, është hartuar nga departamenti fiskal i Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2019 dhe nuk ka mundur të bëhet efektiv për shkak të situatave të vështirë na të cilat ka kaluar dhe kalon ekonomia shqiptare.
Por cilat janë ndryshimet e parashikuara?
Ligji i ri propozon futjen në skemën e tatimit nga viti 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, pra të atyre që i quajmë për thjeshtësi profesione të lira.
Ligji i ri ruan skemën ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar  në sektorët e prodhimit, tregtisë, transportit, ushqimit social, artizanatit, etj, ku personat fizik dhe personat juridik, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, do të paguajnë 0% tatim, përkatësisht mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.
Për të vetëpunësuarit në shërbime profesionale  si avokat, konsulent, noter, etj, norma efektive e tatimit do të jetë sa  9% të të ardhurave ose 12 % të fitimit neto të supozuar me të ardhura bruto vjetore 5 milion lekë.
Lidhur me normën efektive të tatimit për prodhuesit, tregtuesit, baret e restorantet, që do të fillojnë të paguajnë nga viti 2029, do të variojnë nga 3-4.5% të të ardhurave.
Projektligji ka parashikuar që të veëtpunësuarit dhe tregtarët të tatohen:
•me normën 15% mbi fitimin neto (të ardhura-shpenzime) kur fitimi neto është deri 14 milion lekë në vit;
•me normën 23 % të fitimit neto, vetëm për pjesën e fitimit mbi 14 milion lekë në vit.
Të vetëpunësuarit që do të fillojnë të taksohen sipas kësaj skeme janë gjithsej 14 mijë të vetëpunësuar, që pritet të paguajnë rreth 2 miliardë lekë shtesë në vit.
Shikoni këtë tabelë, që tregon normën efektive e tatimit për tregtarin apo të vetpunësuarin me të ardhura bruto vjetore 5 milion lekë:
•prodhues (furrë buke, pasticier, etj) 4,5 % e të ardhurave ose 11 % e fitimit neto të supozuar;
•tregtar mallrash 3 % e të ardhurave ose 10 % e fitimit neto të supozuar;
•bar restorant 4,5 % e të ardhurave ase 11,2 % e fitimit neto të supozuar;
•i vetpunësuar në shërbime profesionale (avokat, konsulent, noter, etj) 9% të të ardhurave ose 12 % të fitimit neto të supozuar
Përmes skemës së re synohet të dekurajohet shmangia e tatimit nëpërmjet kalimit nga marrëdhëniet e punësimit, në marrëdhëniet e biznesit si i vetëpunësuar si dhe të dekurajojë përdorimin e statusit të personit fizik dhe shkallës tatimore eksiztuese zëro të tatimit si një mekanizëm për zhvendosjen e fitimeve nga entiteti që taksohet me 15 %,  tek personi fizik pa tatim.
Skema e re ende nuk është miratuar dhe po debatohet në komisionet kuvendore. Zbatimi i ligjit të ri do të fillojë në 1 janar 2023.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0