Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë - Business Magazine Albania

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.Indeksi i Numbeo përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës dhe nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar. Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë. Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Lexo edhe: Studimi i ri: Shëndeti mendor i babait mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë. Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës. Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo, dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore. Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina. Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda. Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0